Berisha, humbësi i protestës/ Doli në rrugë, por nuk arriti asgjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kishte premtuar mosbindjen civile më të fuqishme të ndodhur këtë herë, që ishte dhe vetë në ballë të saj, por i vetmi që u trondit ishte Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat dhe u gjend ne spital. Sali Berisha fajesoi per kete policine.

“Narkoshteti mbrëmë përdori narkopolicinë me uniformë për të goditur deputetin, nënkryetarin e parlamentit dhe nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj, duke e bërë atë për spital”.

Policia e mohoi që mbrëmjen e protestës në rrugët e Tiranës, të ketë dhunuar nënkryetarin e Kuvendit, e PD-së, por Berisha ka versionin e tij për ngjarjen. Jo më nga spitali por nga shtëpia, reagoi këtë të martë dhe Gjekmarkaj që detajoi skenën e ndodhur ndërsa ishte në një prej pikave ku protestohej.

“U rrethova nga një grup i madh policësh! Ju thashë mos më prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nënkryetari i Kuvendit të Republikës, deputet, pedagog Universiteti me butësi gati me humor, nuk shquhem për forcë fizike, nuk bëj palestër, ndaj bëni kujdes! Me shtynë brutalisht, me shumë forcë, thyen edhe pasqyrën e veturës duke më ngritur gati në ajër mua!”.

Gjekmarkaj humbi ndjenjat por megjithese jane te paqarta rrethanat kur ai u shemb ne toke, ndërsa policia tha asnjë polic nuk i ishte afruar.

Në listën e Berishës, nuk ishte vetëm Gjekmarja që u përmend nga Berisha, pas protestës. Por siç u duk, as Sali Berisha nuk mjaftoi në rrugë që qytetarët ti përgjigjeshin thirrjes për mosbindje civile por per syte e liderit demorkat ata qe dolen ne shesh ishin mjaftueshem per ti percjelle edi rames nje mesazh, e për të rritur shpresën në krijimin e qeverisë teknike.

Në këtë listë të sukseseve, së shpejti do realizojmë qeverinë teknike si një sukses i radhës i opozitës shqiptare.

Lexo edhe :  Apartamente, automjete e llogari bankare/ SPAK konfiskon pasurinë e 5 personave

Ai siguroi se të tjera mosbindje civile do të ndodhin në vijim dhe ndalesën do e ketë më 11 maj.

 “Duhet të siguroj shqiptarët se PD në këtë përpjekje, me 11 maj do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës në Shqipëri”./    S,M

Të fundit

Shpërthen tritoli në një hotel në Theth, zbulohen detajet e para

Një sasi lende plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, mëngjesin e sotëm. Rreth orës...

Rënie e ndjeshme temperaturash/Reshje shiu dhe dëbore, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të...

Horoskopi 12 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Nuk do të duhet shumë për të drejtuar mendjen tuaj drejt rrugëve të reja të mendimit. Kjo do të sjellë disa ndryshime të dobishme...

Milani zhgënjen sërish në Serie A, kuqezinjtë ndalen në barazim ndaj Cagliarit

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Cagliarit në javën e 20-të të Seria A. Një rezultat zhgënjyes, pasi kuqezinjtë riktheheshin në...

Stuhi dimërore në jug e lindje të SHBA, ndërpriten fluturimet në disa aeroporte

Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos udhëtojnë për shkak të rrezikshmërisë...

Lajme të tjera

Web TV