Si festohet Krishtlindja në vendet e botës? Ekspertët tregojnë ushqimet tradicionale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krishtlindjet festohen në mënyra të ndryshme në shumë vende të botës, ndërsa ushqimet tradicionale dhe kuzhina e larmishme nuk mungojnë asnjëherë në tryezat familjare.

Më poshtë ekspertët e mikpritjes kanë përshkruar mënyrën se si shtete të ndryshme të botës festojnë Krishtlindjen përmes kuzhinës së larmishme.

Franca

Francezët shijojnë vaktin e tyre bujar më 24 dhjetor, thotë Francois Payard, pastiçeri i njohur i Nices. Vendasit ulen për darkë rreth orës 20:00, dhe shijojnë një pjatë të parë me ushqim deti, pjatë e pjekur mirë me krustace të gatuar me mustardë, të verdha veze dhe raki.

Më pas vjen pjata e dytë e cila sevir një gjel të madh deti, duke përfshirë pure patatesh dhe gështenja të skuqura me gjalpë të mbushura me sherebelë. “Gështenjat janë një element i rëndësishëm në çdo vakt të Krishtlindjeve për ne,” thotë Payard.

Në fund është ëmbëlsira zakonisht francezët përdorin “Bûche de Noël” versioni i një torte Krishtlindjesh ku shpesh shërbehen dy njëra çokollatë, tjetra gështenjë. Për të pirë shërbejnë verë , zakonisht e kuqe nga “Burgundy”.

Italia

Ashtu si në Francë, italianët festojnë Krishtlindjet me 24 dhjetor.

Luca Finardi, menaxheri i përgjithshëm i hotelit “Mandarin Oriental Milan”, thotë se vendasit zakonisht marrin pjesë në meshën e mesnatës dhe shijojnë një vakt të bollshëm përpara se të shkojnë në kishë.

Salmoni i tymosur me “crostini”, i lyer me gjalpë ose një merluc i tymosur i kripur është pararendës i vaktit kryesor. Më pas vijnë tortelini, makarona të mbushura të lara në një lëng të nxehtë pule dhe djathë parmixhano.

Për vaktin kryesor, italianët e veriut priren të kenë gjelin e detit të mbushur, ndërsa ata nga zonat bregdetare servirin një levrek të pjekur të rrethuar me patate dhe perime të pjekura. Nuk ka si të mungojë panetonja, një bukë tipike e ëmbël. “Sekreti është ta ngrohni atë për vetëm disa minuta”, thotë Finardi. Vera “Spumante”, është pija e preferuar nga italianët.

Anglia

Dita e Krishtlindjes nis duke gatuar për familjet tona thotë Nicola Butler, pronare e kompanisë së udhëtimeve luksoze me bazë në Londër. Festimet fillojnë në mëngjes me një gotë shampanjë shoqëruar me salmon të tymosur dhe copa të grira, thotë ajo.  Më vonë atë ditë, pasi fjalimit vjetor të Mbretëreshës për Krishtlindje është transmetuar, vjen koha e darkës.

Britanikët zakonisht servirin një gjeldeti të madh ose mish viçi i pjekur me karota dhe bizele të lyera me gjalpë dhe lakër. Shumë familje zgjedhin si ëmbëlsirë pudingun e “Yorkshire”, një produkt i shijshëm i pjekur me miell, vezë dhe qumësht. Pudingu është ëmbëlsira jonë tradicionale e Krishtlindjeve.

Lexo edhe :  Noka dhunon policët/ Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit

Greqia

Maria Loi, kuzhinierja e famshme greke, thotë se festimet në Greqi fillojnë në prag të Krishtlindjeve rreth orës 19:00. Familjet ulen rreth oxhakut dhe hanë një bukë të veçantë gruri, që ne e bëjmë vetëm në Krishtlindje thotë ajo. Disa familje gatuajnë salsiçe derri. “Është i vetmi rast që grekët hanë mish derri, sepse mishi nuk është i zakonshëm në kuzhinën tonë”, u shpreh Maria Loi.

Pasi marrin pjesë në një kungim të shenjtë herët në mëngjes, grekët shkojnë në shtëpi për të gatuar ushqime gjatë gjithë ditës, thotë Loi. Biskotat e bëra në shtëpi me mjaltë, arra ose bajame vijnë së pari dhe më pas supa e pulës me orzo. Disa orë më vonë, serviret pula e pjekur e mbushur me gështenja të ziera ose të pjkura në skarë shoqëruar me zarzavate të skuqura, sallatë e grirë hollë me qepë dhe djathë feta me patate të pjekura me limon shoqërojnë hyrjen.

Ëmbëlsira zakonisht është e lehtë dhe mund të jetë mollë e pjekur me mjaltë dhe arra ose kos grek i mbushur me mjaltë. Për të pirë, Loi thotë se grekët preferojnë verën e kuqe.

Meksika

Sipas Pablo Carmona dhe Josh Kremer, bashkëthemelues të “Paradero Hotels”, meksikanët i nisin festimet e Krishtlindjeve më 24 dhjetor. Familjet fillojnë duke thyer një “piñata” që është e mbushur me të gjitha llojet e ëmbëlsirave të prodhuara në vend me shije djegës dhe të ëmbël, thotë Kremer.

Darka zakonisht pason diku midis orës 7. Vakti fillon me mish derri ose viçi që shoqërohet me erëza si majdanoz, cilantro, djegës dhe djathëra të ndryshëm. Si shenjë e amerikananëve në Meksikë, është gjeli i detit, shoqëruar me pure patatesh dhe bishtaja.

Përfundimi i ëmbël është një flan kremoze plus luleshtrydhe dhe krem. Por vakti nuk është i plotë pa tekila për t’u shoqëruar me ushqimin. Më 25, shumë meksikanë ngrohin “mbetjet” e ushqimit të një nate më parë.

Bahamas

Dita e Krishtlindjeve është festa më e madhe e ushqimit për Bahamianët, thotë Vonya Ifill, drejtoresha e kulturës në “Rosewood Baha Mar”. Vendasit hanë një darkë të madhe që përfshin gjelin e detit, proshutën, makaronat dhe djathin, bizelet dhe orizin e bërë me qumësht kokosi shoqëruar me sallatë dhe patate.

Ne festojmë festë në mbrëmje dhe më pas në mesnatë shkojmë dhe festojmë “Ditën e Boksit” me një Festival Junkanoo, thotë Vonya. Pasi kërcejmë gjatë gjithë mbrëmjes dhe deri në orët e para të mëngjesit, ne i përfundojmë festimet duke zier një peshk të madh. Ushqimet e detit, shoqërohen gjithmonë me bukë misri dhe patate./    S,M

Të fundit

Argjentina shkundet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter tronditi pas mesnate rajonin Catamarca, në veriperëndim të...

U shkrumbua nga zjarri i 2019/ “Notre-Dame de Paris” pret meshën e parë të Krishtlindjeve

Për herë të parë që nga zjarri i vitit 2019, katedralja ”Notre-Dame de Paris” po feston sot sërish Krishtlindjet, me ceremonitë tradicionale të Lindjes...

Berisha në eufori: Rrotacion politik më 11 maj

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë shtypi u shpreh optimist se në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit do ketë rrotacion politik me PD-në...

PBB rritet me 4,09% në korrik-shtator nga turizmi, ndërtimi dhe rritja e pagave

Ekonomia e vendit u rrit me 4.9% ne tremujorin  trete te vitit 2024 si rrjedhojë e ecurisë pozitive në  turizëm, ndërtim dhe efektit pozitiv...

Ushqime, lodra, veshje apo…/ Çfarë po blejnë më shumë shqiptarët këtë fundvit

Festat e fundvitit, pavarësisht nga sfidat ekonomike dhe ndryshimeve në sjelljet e konsumatorëve, vazhdojnë të mbeten një periudhë ku shqiptarët janë të prirur të...

Lajme të tjera

Web TV