Në orët e para pas mesnatës tre automjete të transportit publik në ish-Uzinën e Autotraktorëve janë përfshirë nga flakët.
Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shfaqen momentet kur autobusët e linjës së “Ish-Uzinës së Autotraktorëve” shkrumbohen nga flakët, ndërsa forcat zjarrfikëse tentojnë të shuajnë zjarrin.
Sipas informacioneve nga policia e Tiranës dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një defekti elektrik në një prej autobusëve.
Për pasojë flakët janë shpërndarë duke sjellë djegien edhe të dy mjeteve të tjera që ishin parkuar pranë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera(autobusë linje).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit./e.t