Në vijim të festimeve të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi një aktivitet argëtues dhe solidar për familjet e fëmijëve që përfitojnë shërbime psikosociale të integruara pranë Qendrës Komunitare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Kjo nismë kishte për qëllim promovimin e solidaritetit dhe mbështetjes për njerëzit në nevojë, duke sjellë gëzim dhe ngrohtësi në këtë periudhë festive.
Eventi u zhvillua në ambientet e Qendrës Komunitare, ku mori pjesë edhe Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Ajo vlerësoi rëndësinë e krijimit të hapësirave të tilla që forcojnë ndjenjën e komunitetit dhe përkujdesjen për ata që kanë më shumë nevojë. Pas aktiviteteve argëtuese dhe programit festiv, për të pranishmit u shtrua një drekë e ngrohtë dhe festive, e cila krijoi një atmosferë edhe më të veçantë për të bashkuar fëmijët dhe familjet e tyre në këtë moment gëzimi./K.K