BSH, blerje rekord të euros në treg/ Në 9 muaj ka tërhequr 542 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHQIPËRI- Banka e Shqipërisë ka blerë 270 milionë euro në treg gjatë sezonit të verës si një masë për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit.

Sipas të dhënave zyrtare rezulton se vetëm gjatë tremujorit të tretë të vitit që përkon me pikun e sezonit turistik çka sjell më shumë euro në qarkullim Banka Qendrore ka tërhequr 270.50 milionë euro, nga të cilat janë blerë 176.10 milionë euro për të ndalur zhvlerësimin e euros dhe 94.4 milionë euro me qëllim rritjen e rezervës valutore.

Por pavarësiht kësaj ndërhyrjeje në korrik-gusht-shtator monedha europiane vijoi dobësimin dhe  preku vlerat më të ulëta, duke zbritur nën 100 lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë në 9 muaj Banka e Shqipërisë ka tërhequr 313 milionë euro, nga tregu valutor me qëllim stabilizimin e kursit euro-lek, por mesa duket efektet kanë qenë minimale pasi zhvlerësimi i euros preku rekorde të reja duke arritur në kufijtë e 98 lekëve.

Ndërkohë vitin e ardhshëm ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë parashikohen të jetë më të forta  ndërsa ka planifikuar  të blejë 350 milionë euro për rritjen e rezervës.

Në kalendarin e ndërhyrjeve për vitin e ardhshëm, banka ka planifikuar 22 ankande, me synim blerjen e 350 milionë euro për të rritur rezervën valutore, rreth 20 milionë euro më shumë se plani i këtij viti./K.K

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV