Në rrethrrotullimin e unazës së Elbasanit dhe në atë të Bradasheshit është regjistruar trafik automjetesh mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Mësohet se në dalje të Elbasanit ka fluks të rënduar mjetesh.
Mijëra mjete janë bllokuar dhe lëvizja e tyre është shumë e ngadaltë.
Trafiku është shkaktuar nga kthimi i qytetarëve nga juglindja, në drejtim të Tiranës.
Kaosi me qarkullimin në Elbasan është një problem i përsëritur. Ashtu si në sezonin turistik, edhe gjatë festave, lëvizjet në drejtim të Elbasanit, por edhe në drejtim të Tiranës, janë kthyer në një “tmerr” për drejtuesit e mjeteve dhe për qytetarët./ S,M