Krishtlindja është një festë e krishterë që kremton lindjen e Jezu Krishtit, për të cilin të krishterët besojnë se ishte biri i Perëndisë.
Krishtlindja është festuar në qytete të ndryshme në Shqipëri nga besimtarët katolikë dhe ortodoksë. Besimtarët kanë marrë pjesë në meshat e organizuara nga mesnata deri në paraditen e 25 dhjetorit, duke kremtuar lindjen e Krishtit.
Në Korçë gjithashtu është mbajtur Mesha e Shenjtë. Besimtarët urojnë më shumë paqe e begati në këtë Krishtlindje.
Gjithashtu edhe në Lezhë Katedralja e Shen Nikollit priti në mesnate qindra besimtare që kremtuan sëbashku Krishtlindjen.
Meshën e shenjtë e udhëhoqi Arqipeshkevi i Dioqezes Otavio Vittale i cili u ndal tek nevoja për falje dhe paqe në një moment të vështirë në të cilën ndodhet e gjitha bota për shkak të luftës, por edhe për më shume solidaritet me nevojtaret duke shtuar se kriza dhe luftërat nuk kanë mbaruar dhe askush nuk e di se çdo të ndodhe nesër ndaj është e nevojshme besimi në Zot për paqe, drejtësi dhe lumturi.Edhe në Vlorë Kisha e Shën Theodhirit në Vlorë priti këtë mëngjes në meshën e Krishtlindjeve qindra besimtare dhe qytetare vlonjatë. Mesha u drejtua nga At Konstandin Prifti qe ka përcjellë edhe mesazhin e festes për të gjithë besimtarët.
Në Gjirokastër mesha e kësaj dite të shënuar u mbajt në katedralen Ngjallja e Krishtit nga At Dhimitri. Me dhjetëra besimtare ndoqën ritualin fetar të kësaj dite, ndërsa kane uruar për me tepër dashuri, lumturi e solidaritet mes njeri tjetrit. Kjo feste vijon me dreken tradicionale në çdo familje te besimit ortodoks, ku mishi i qengjit dhe vera janë produktet bazë të festimeve.
Po ashtu edhe në Katedralen Shen Shtjefni të Shkodrës është kremtuar mesha e shenjtë e Krishtlindjes.
Mesha është kremtuar nga Arqipeshkvi i Dioqezes Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra.
Arqipeshkvi i Shkodër-Pult në predikimin e tij para besimtareve u ndal tek mesazhi që sjell kjo festë dhe vet lindja e Krishtit si drite dhe shpresë
Pas meshës besimtarët shijuan edhe spektaklin e fishekzjarrëve të cilat u hodhën nga kampanjeli i Katedrales që lajmëronte lindjen e Krishtit.
Në Elbasan besimtarët Ortodoks dhe Katolik kanë festuar ditën e sotme Krishtlindjen duke e nisur atë me dëgjesën e meshës. Sot priftërinjtë janë kujdesur për të përçuar mesazhin e tyre drejt besimtarëve për paqe dhe mirës.
Ati Petro Halili i Kishës “Shën Thanasi” u shpreh se kjo ditë është tej mase e rëndësishme, e cila ndërlidhet me dashurin dhe sakrificën. At Pedro Halili mesazhin e tij ja dedikoj personave në nevojë dhe situatës gjeopolitike në vend.
Mesha në Kishën “Shën Thanasi” u ndoq nga një numër i konsiderueshëm besimtarësh Ortodoks teksa nuk nguruan të përçojnë mesazhin e tyre. Shumica e besimtarëve
Gjithashtu dhe besimtarët ortodoks përçuan mesazhin e tyre duke uruar të gjithë Ortodoksit dhe Katolikët për këtë ditë të veçantë, duke mos harruar dhe festimin e Krishtlindjes në formën tradicionale.
Besimtarët Ortodoks kanë nisur të festojnë ditën e tyre më të veçantë duke dëgjuar meshën e cila nisi në orën 08:00 dhe shumica e tyre do ta festojë në formën tradicionale në banesat e tyre, e disa familje kanë vendosur që Krishtlindjet ti festojnë në restorante.K.K