Krishtlindje në Kosovë, mesha u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mjaft me urrejtje”, ky është mesazhi i ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje. Në meshën kryesore për Krishtlindje në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, imzot Dodë Gjergji theksoi rëndësinë e dashurisë për çdo njeri dhe çdo krijesë.

Ai shprehu shqetësimin për luftërat dhe dhimbjet që ato shkaktojnë, duke theksuar se humbja e jetëve njerëzore shpesh konsiderohet vetëm si një numër.

“Mjaft me nxitje të mos durimit, me përçarje e me fyerje pasi që sot në botë ka mjaft urrejtje. E populli ynë sidomos, vendi ynë, familjet tona dhe çdo njeri mes nesh ka nevojë për dashuri. Prandaj, të bëhemi vegël e paqes. Ne nuk e kemi fuqinë t’i ndalojmë luftërat, por kemi mundësi të sjellim dashuri prindërve të vetmuar ose të braktisur nga fëmijët e tyre. Mund të sjellim pajtim dhe dashuri tek vëllezërit e hidhëruar me njëri-tjetrin, po ashtu te politika e përçarë e te politikanët që kanë nevojë për ndërgjegjësim, pse jo edhe te ne prijësit e feve”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji apeloi për reflektim dhe ndërgjegjësim, sidomos për politikën e ndarë dhe për liderët fetarë, duke nxitur një atmosferë paqeje dhe bashkëjetese. Mesazhi i tij u përqendrua në domosdoshmërinë e krijimit të lidhjeve të forta të dashurisë dhe harmonisë, duke e shprehur këtë si një mjet për të ndihmuar shoqërinë të mposhtë urrejtjen dhe të ndjekë një rrugë të paqes.

“Këtë vit po kremtojmë Krishtlindjen e 25-të në liri dhe paqe. Sikur çdo herë edhe në këtë vit në të gjitha sheshet e qyteteve tona e sidomos në Prishtinë besimtarët dhe bashkëqytetarët e vendit tonë po festojnë e kënaqen me njëri-tjetrin. Kjo është një gjë e mirë, pavarërisht bindjeve, besimeve apo feve, shqiptarët dinë të festojnë së bashku. Por nuk duhet harruar se ne të pagëzuarit që i kemi hapur zemrën Krishtit, e ditëlindjen e të cilit po e festojmë dhe kremtojmë mishërimin e fjalës dhe ardhjen e zotit në historinë e botës dhe në jetën e secilit prej nesh”, tha Imzot Dodë Gjergji.

Lexo edhe :  Forcohet pasaporta e Kosovës, një tjetër shtet e njeh zyrtarisht

Përveç qytetarëve, në meshë morën pjesë edhe përfaqësues te politikes ne vend.

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV