Në një intervistë televizive, Faik Basha, përfaqësues i Partisë së Lirisë, deklaroi se Ilir Meta mund të jetë kandidat për kryeministër në vitin 2025, duke theksuar se ai ka mbetur lider i një force politike opozitare, që e bën të mundur kandidaturën e tij për këtë pozicion.
Më tej, Basha ka dhënë një përshkrim të gjendjes së Ilir Metës. Ai ka theksuar se Presidenti i PL-së është në një gjendje shumë të mirë dhe se vazhdon të drejtojë aksionin opozitar, ndonëse ndodhet në burgun 313. Sipas Bashës, Meta ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me strukturat e partisë dhe orienton veprimet e opozitës nga brenda.
Basha shtoi se ka shumë mundësi që SPAK të tërhiqet nga akuza ndaj Metës dhe të lirohet, duke theksuar se ai është arrestuar pa prova dhe pa bazë ligjore. Ai përmendi se ligji që përdoret për arrestimin e Metës është shfuqizuar vite më parë, dhe gjithashtu kritikoi mënyrën e organizimit të operacionit.
‘Gjendja e tij jashtëzakonisht mirë, në formë. Ka mbajtur kontakte me strukturat e partisë. Orienton strukturat dhe aksionin opozitar. Shumë gjasa ka SPAK të tërhiqet nga kjo, të lirohet. E dinë që kanë kryer veprime të jashtëligjshme. Ligji i përdorur i shfuqizuar vite më parë. Mënyra e organizimit nga kryeministri Rama. Zoti Meta duhet të lirohet. U arrestua pa provë dhe fakt. Ka një diskutim që mund të jetë kandidat për kryeministër. Për sa kohë është presidenti i një force politike opozitare’, deklaroi Faik Basha./ S,M