Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria kroate ka bërë të ditur planet për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke synuar përfshirjen e të rinjve në trajnimet bazë ushtarake. Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur një paketë propozimesh ligjore që rregullojnë këtë proces.

Sipas ministrisë, procedurat për miratimin e ligjit pritet të nisin në janar, ndërsa thirrjet e para për rekrutët janë planifikuar për mesin e vitit 2025.

Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, deklaroi se çdo vit rreth 17,000 deri në 18,000 të rinj që mbushin 18 vjeç do të jenë kandidatët potencialë për trajnimin ushtarak.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, nuk ka kundërshtuar hapur këtë iniciativë, por ka kërkuar që ajo të diskutohet në një seancë të Këshillit të Mbrojtjes për të analizuar të gjitha aspektet.

Kroacia ndjek kështu një trend rajonal, pasi edhe Serbia, një tjetër vend ballkanik dhe kandidate për anëtarësim në BE, njoftoi më herët gjatë këtij viti planet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. /e.t

Të fundit

Si e kaluan VIP-at shqiptarë Krishtlindjen? (Foto)

Sot, besimtarët katolikë kremtojnë festën e Krishtlindjes, një ditë e shenjtë që mbledh familjet rreth tryezave plot dashuri dhe...

Spiun dhe Bariton

Nga Edison Ypi Banaku televiziv, nuk mundet me qenë manipulativ pa qenë edhe spektakolar. Po s'e bëre spektakolar, banakun s'ta shef njeri me sy. Ai që...

Thethi ‘pushtohet’ nga dëbora, nuk do e besoni dot se sa ka arritur trashësia

Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme në zonat malore, ku më rëndë paraqitet situata në zonën e Thethit, e cila momentalisht mbetet e bllokuar. Prej...

Rritja e çmimeve/ Kumbaro: Tregu ka çmime për të gjitha xhepat

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u pyet nga gazetari Sokol Balla edhe për rritjen e çmimeve gjatë sezonit veror, për të cilën...

Cilat janë planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza?

Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ka paralajmëruar se ‘situata...

Lajme të tjera

Web TV