Kushtetuesja rrëzon kërkesën për “listat e hapura”, deputetët në duart e kryetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e shtatë partive politike, një organizate dhe katër individëve për shfuqizimin e neneve 67 dhe 163, pikat 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor, si dhe interpretimin e nenit 64 të Kushtetutës. Kërkesa kishte për qëllim të mbështeste argumentin se këto dispozita ishin të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në një njoftim zyrtar, Gjykata shpjegoi arsyet e këtij vendimi. Sipas saj, pretendimi për interpretimin ose shfuqizimin e nenit 64 të Kushtetutës, i cili lidhet me shpërndarjen e mandateve, nuk përbënte një çështje që bënte pjesë në juridiksionin e saj. Gjykata sqaroi se për këtë çështje duhej të ishte kërkuar një kontroll i procedurës, diçka që nuk ishte pretenduar nga kërkuesit. Sa i përket pretendimeve për cenimin e të drejtave të votës dhe barazisë përpara ligjit, Gjykata vlerësoi se ato nuk kishin bazë të qëndrueshme. Kërkuesit ishin kundër përdorimit të dy listave shumëemërore për zgjedhjet, por Gjykata e konsideroi këtë praktikë si të ligjshme dhe të pajtueshme me Kushtetutën, duke vlerësuar se ajo nuk shkelte të drejtat e individëve ose të subjekteve zgjedhore. Po ashtu, Gjykata hodhi poshtë pretendimet e kërkuesve për llogaritjen e numrit të kandidatëve në listën shumëemërore, duke theksuar se përpjekjet për ndryshimin e këtij procesi nuk ishin të bazuara dhe nuk përbënin një shkelje të Kushtetutës. Në lidhje me procedurën e miratimit të ligjit, Gjykata sqaroi se nuk ishin arritur numri i nevojshëm i votave për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke përfunduar se kjo ishte një çështje që duhej trajtuar në përputhje me procedurat e parashikuara në Kushtetutë. Në përfundim, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi të rrëzojë kërkesën për ndryshime në Kodin Zgjedhor, duke e konsideruar të pabazuar në ligj. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve të caktuara nga ligji për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit

PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Nga Ben Andoni Është i vërtetë postulati, se nëse liderët që e kanë tepruar me qeverisjen e tyre, nuk ndjejnë...

Rozana Radi debaton me banorin e ri jo VIP: Dil që tani se t’i jap unë 5000 Euro

Banorët e rinj janë pritur me “këmbët e para” nga vip-at në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Debatet e nisura gjatë mbrëmjes së...

Shqiptarët më të frikësuarit në rajon nga inteligjenca artificiale

Inteligjenca artificiale është duke rritur përdorimin në popullatë nga dita në ditë, por Shqiptarët janë më të frikësuarit në Rajon në raport me efektet...

“Në 2025 kandidat për kryeministër”, sekretari i PL zbulon gjendjen e Metës te “313”-ta

Sekretarit për Sigurinë Publike në Partinë e Lirisë, Faik Basha ka treguar se si është gjendja e ish-presidentit, Ilir Meta në burg. Në një intervistë...

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fundvit

Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fund-vit. Matjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në nëntor, indeksi shtrenjtësisë u rrit...

Lajme të tjera

Web TV