Lutjet e Papa Françeskut/ Ati i Shenjtë mbajti meshën “Urbi et Orbi” në Vatikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Le të heshtin armët dhe të kumbojë paqja në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ky ishte mesazhi që dha në këtë ditë Krishtlindjesh nga Lozha qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit Papa Françesku. Ati i Shenjtë bëri thirrje për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës dhe fund të vuajtjes së civilëve të pafajshëm në luftën që po zhvillohet në Gaza.

“Le të shuhet zhurma e armëve në Ukrainë!  Le të ketë bota guximin e nevojshëm për të hapur derën e negociatave dhe dialogut për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Le të hesht zhurma e armëve në Lindjen e Mesme dhe le të shohim së bashku djepin e Jezu Krishtit në Betlehem. Mendimet dhe lutjet e mia janë me komunitetin e Krishterë në Izrael dhe Palestinë dhe veçanërisht me komunitetin Hebre. Lutjet e mia shkojnë për civilët e Gazës, ku gjendja humanitare është jashtëzakonisht e rëndë. Le të ketë armëpushim, të lirohen pengjet dhe të ketë ndihmë për popullin i cili është i rraskapitur nga uria dhe lufta. Jam pranë edhe komitetit të Krishtertë në Liban dhe në Siri në këto kohë delikate. Qofshin dyert e dialogut të hapura për rajonin e shkatërruar nga konflikti.”

Ati i shenjtë bëri thirrje që në këto krishtlindje të falim të tjerët dhe të shuajmë armiqësitë duke iu drejtuar Zotit, dera e të cilit është e hapur gjithnjë.

Vëllezër dhe motra mos kini frikë! Dera e zotit është gjithnjë e hapur për ju, nuk keni nevojë të trokisni. Eja të pajtohemi me Zotin sepse nëpërmjet këtij hapi do të pajtohemi me veten, me njëri tjetrin dhe me ata që I quajmë armiqtë tanë. Mëshira e Zotit e shpërbën urrejtjen dhe shpirtin e hakmarrjes, kjo mëshirë zgjidh çdo nyjë dhe shemb çdo mur.  Ne na mungon guximi për të tejkaluar këtë derë pasi na sfidon të shqyrtojmë jetët tona.  Jezusi është dera jonë e paqes, dhe duke trokitur në këtë derë ju do të bëheni peligrinazh i shpresës për të tejkaluar përçarjet.”

Në lutjet e tij Urbi et Orbi Papa Françesku bëri thirrje që njerëzit të hapin zemrën dhe të ndihmojnë ata që janë në nevojë, ndërsa tha se duhet të mësohemi të falim borxhet ndaj vendeve dhe njerëzve të varfër./K.K

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV