Me varkë dhe dhurata, në Himarë babagjyshi vjen nga deti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë pas shumë vitesh Himara i ka pritur krishtlindjet ndryshe, këtë vit babagjyshi nuk erdhi nga oxhaku por nga deti, me qindra fëmijë e kanë pritur atë në breg të detit duke marrë edhe dhurata prej tij.

Për kryebashkiakun Vangjel Tavo me këtë aktivitet fundviti Himara ngre siparin e shumë aktiviteteve që do të pasojnë për të gjallëruar jetën kulturore të qytetit dhe mbi të gjitha për të ofruar një atmosferë edhe më të bukur për turistët në 4 stinët e vitit.“Sot për herë të parë pas shumë vitesh vendosëm që të hapim siparin e festave të Krishtlindjeve këtu në Himarë për të vazhduar më pas me aktivitete të tjera gjatë gjithë vitit. Himara nuk duhet parë më si një bashki vetëm për pushimet verore, por si një atraksion turistik 12 mujor. Ky është qëllimi i aktivitetit të sotëm që nis sot dhe do të kemi mundësi ta shikojmë Himarën gjatë 12 muajve të viti të mbushur me aktivitete. Banorët e Himarës edhe vizitorët të kenë mundësi të vijnë të shijojnë Himarën, jo vetëm në fundjavë, por gjatë gjithë sezonit dhe vitit, pasi atraksionet e saj janë pafund”, tha Vangjel Tavo.

Edhe qytetarët shprehen të suprizuar me çfarë po ndodh në Himarë, atmosferë që nuk e kishin ndier prej vitesh.

Krahas babagjyshit dhe dhuratave një panair i madh artizanësh nga gjithë Shqipëria është duke u realizuar në himarë, me punime qeramike, artistike dhe folklorike të cilat përfaqësojnë traditat dhe kulturën e zonave të ndryshme. Artizanët kanë performuar në kohë reale realizimin e qelesheve, poçerisë, deri edhe tek gatimet tradicionale./K.K

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV