Rekord historik i Bankës për blerjen e Euro-s, ja sa u morën për të mbrojtur Lek-un

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë njoftoi të martë e 24 dhjetorit se ka blerë 270.5 milionë euro në tregun e brendshëm valutor për tremujorin e tretë të vitit.

Banka sqaron se krahas blerjeve në ankand, që kapën vlerën e 94.4 milionë eurove, dhe që kanë si qëllim rritjen e rezervës valutore, u bënë edhe 176.1 milionë euro blerje direkte, me qëllim për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit Euro-Lek.

Banka e Shqipërisë i nisi blerjet direkte të valutës që në muajin maj dhe i vazhdoi ato deri në fillim të muajit gusht. Më pas, operacionet e blerjes direkte të valutës rifilluan në tremujorin e katërt të vitit, por megjithatë vlerësohet se blerjet kanë qenë më të ulëta krahasuar me tremujorin e tretë.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2024, Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej më shumë se 542 milionë euro në tregun e brendshëm valutor, dhe kjo rezulton të jetë vlera më e lartë historike e blerjeve të bankës në tregun valutor për këtë periudhë të vitit.

Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me ankandet për të rritur rezervën valutore./K.K

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV