Ekonomia në Shqipëri u rrit me 4.09% përgjatë tremujorit të tretë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas vlerësimit më të fundit të INSTAT.
Në raportin më të fundit, theksohet se kjo periudhë përkon me atë të turizmit, duke ndikuar në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Një ndikim ka pasur edhe rritja e pagave në sektorin publik./K.K
Konkretisht, kontribut pozitiv kanë dhënë degët tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, aktivitete profesionale dhe shërbime administrative, ndërtimi, aktivitete të pasurive të paluajtshme, aktivitete financiare dhe të sigurimit, si dhe arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi.
Negativisht kontribuuan grupet industri, energji dhe uji, bujqësi, pyje dhe peshkim, si dhe informacioni dhe komunikacioni.