Dhjetëra njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan pasagjerësh u rrëzua me rreth 70 persona në bord në Kazakistan, thonë zyrtarët lokalë. Autoritetet në Azerbajxhan, ku nisi fluturimi, thonë se kishte të paktën 30 të mbijetuar.
Fluturimi J2-8243 i Azerbajxhanit Airlines mori flakë teksa tentoi të bënte një ulje emergjente pranë qytetit të Kazakistanit, Aktau. Avioni ishte në rrugë për në Grozny në Rusi, por u devijua për shkak të mjegullës, tha linja ajrore për BBC./K.K