Një avion pasagjerësh është rrëzuar në Kazakistan, me 67 persona në bord, njoftojnë autoritetet lokale. Në rrjetet sociale janë publikuar momentet e rrëzimit të avionit të kompanisë Azerbaijani Airlines.
Avioni duket teksa humbet lartësi me shpejtësi të madhe dhe më pas bie në një fushë në qytetin Aktau. Numri i viktimave është ende i paqartë.
Në bord të avionit Embraer 190 ndodheshin 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrisë së transportit. Avioni i Azerbaijan Airlines, fluturimi J2-8243, ishte nisur nga Baku i Azerbajxhanit dhe kishte si destinacion Groznyn në Rusi. Sipas raporteve, avioni ishte devijuar për shkak të mjegullës./e.t