Papa Francesku, ndonëse në karrige me rrota, nisi ceremoninë e mbrëmjes së së martës duke trokitur disa herë në derën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, për të përurojnë jubileun në Vatikan.
Ky jubile, një traditë çerekshekullore, synon të jetë një periudhë reflektimi, pajtimi dhe ripërtëritjeje, dhe shpesh shoqërohet me ngjarje kulturore dhe fetare si mesha dhe koncerte, për të frymëzuar besimtarët katolikë të nisin pelegrinazhe, të pendohen dhe të falin mëkatet.
Kreu i Kishës Katolike ia kushtoi këtë jubile temës së shpresës, duke u bërë thirrje besimtarëve të rikthejnë shpresën në botë.
Ai theksoi se Jubileu është stina e shpresës dhe një mundësi për rinovim shpirtëror. Papa Francesku kërkoi që besimtarët të sjellin shpresë te ata që vuajnë, janë të vetmuar ose kanë zemrën e thyer.
Një akt simbolik i jubiles do të ndodhë të enjten, kur Papa do të hapë një derë të shenjtë në burgun Rebibbia të Romës, duke sjellë një mesazh shprese për të burgosurit dhe një mundësi për një të ardhme më të mirë./K.B