Çfarë bleu dhe çfarë shiti Shqipëria me vendet partnere?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregtia e jashtme e Shqipërisë për 11-mujorin e vitit 2024 ka shënuar zhvillime të dukshme, me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Të dhënat tregojnë një ulje të konsiderueshme të eksporteve dhe luhatje të ndjeshme në importet e disa kategorive kryesore.

Gjatë periudhës janar-nëntor, eksportet totale të Shqipërisë u dominuan nga disa kategori kryesore si lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit, vlera e të cilave arriti në 41.5 miliardë lekë ose 67.9% më pak krahasuar me vitin 2023. Po ashtu vlera e eksporteve për veshjet dhe këpucët gjatë 11-mujorit arriti në 41.3 miliardë lekë duke reflektuar një ulje vjetore me 34%. Kategoria e tretë me vlerën më të lartë të eskporteve ishte artikuj të veshjeve jo të thurura me 32.5 mld lekë. Më pas ndjek giza dhe çeliku me 28.2 miliardë lekë por me një rënie drastike prej 60.5%. Ndërsa eksportet për makineritë dhe pajisjet elektrike arritën në 24 miliardë lekë ose 22.7% më pak krahasuar me 11-mujorin e vitit 2023.

Nga ana tjetër, importet kryesore gjatë 11-mujorit 2024 ishin mjetet e transportit vlera e të cilëve arriti në 81.6 miliardë lekë. Kjo vlerë ishte 6.5% më e lartë krahasuar me periudhën janar- nënëtor të vitit të kaluar. Ndërsa importet për lëndët djegëse minerale arritën në 77.8 miliardë lekë të cilat ranë me 18.4%. Kjo rënie reflekton uljen e konsumit në sektorë të caktuar dhe ndryshimet në tregjet energjetike globale. Ndërkohë shifrat tregojnë një kërkesë të qëndrueshme për makineri industriale dhe pajisje prodhimi vlera e të cilave ishte 0.5% më e lartë se një vit më parë duke arritur në 63.5 miliardë lekë. Giza dhe çeliku nga ana tjetër është një ndër kategoritë që u eksportua dhe u importua në një vlerë të konsiderueshme. Importet për këtë kategori arritën në 44.9 miliardë lekë

Lexo edhe :  Ngjarja në Astir/ Dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares. Djemve u shtohet një tjetër akuzë

Pra deri në muajin nëntor të këtij vitit, bilanci tregtar i Shqipërisë mbetet negativ, me importet që vazhdojnë të jenë ndjeshëm më të larta se eksportet./    S,M

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV