Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ishte në aeroportin e Sanaa të Jemenit, kur aeroporti u godit nga sulmet ajrore izraelite më 26 dhjetor.
Tedros raportoi se ai dhe ekipi i tij ishin gati të hipnin në avion kur aeroporti u bombardua, duke shkaktuar plagosjen e një anëtari të ekuipazhit dhe vdekjen e të paktën dy personave. Kulla e kontrollit të trafikut ajror dhe pista e aeroportit u dëmtuan gjithashtu.
Megjithatë, ai tha se ai dhe kolegët e tij ishin të sigurt dhe shprehën ngushëllime për ata që humbën jetën. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte goditur objektiva të lidhura me lëvizjen Houthi në Jemen, përfshirë aeroportin dhe porte të ndryshme, duke dëmtuar infrastrukturën ushtarake dhe energjetike./K.B