“Opozita e Lindës”: Mesazhi i koduar i Edi Ramës për ambasadorët e perëndimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesazhi për opozitën e Lindës, nuk është gjë tjetër veçse një sfidë e hapur, një përgjigje direkte ndaj ofertës së dhënë nga amerikanët për të rritur mandatin e prokurorëve të SPAK…

Edi Rama, dha një deklaratë të fortë gjatë darkës me ambasadorët, në një ‘han alla frënga’ të Kavajës. Kryeministri, ju bëri të ditur diplomatëve, që më pas ata t’ia përcjellin kancelarive të tyre, mesazhin e koduar, i cili duket është kuptuar mirë nga të gjithë.

Fraza se “opozita ime më e fortë është Linda”, nuk është gjë tjetër, veçse një sinjal direct, sidomos ndaj SHBA dhe BE, që të mos përgatisin një pasardhës apo zëvendësues të tij, siç kanë nisur prej kohësh.

Babloku u ka bërë të ditur se është gati të përgatisë një oborr sulltanati, ku njeriu që mund të jetë kundështarja e tij, është as më pak e as më shumë por sulltanesha.

Një koncept drithërues, që tregon se Shqipëria ka rrëshqitur në mënyrë dramatike drejt një modeli oriental ‘alla otoman’ të pushtetit. Që është i përqëndruar tek një njeri, e kundërshtarët e tij maksimumi mund të gjenden brenda familjes së tij, e jo jashtë saj. Një model krejt i ndryshëm edhe me mesjetën e familjeve mbretërore evropiane dhe divanit të sulltanit otoman, ku pasardhësit e monarkut thereshin mes vedi për të marrë fronin.

Mesazhi për opozitën e Lindës, nuk është gjë tjetër veçse një sfidë e hapur, një përgjigje direkte ndaj ofertës së dhënë nga amerikanët për të rritur mandatin e prokurorëve të SPAK.

Rama, i cili në takim nuk është përgjigjur specifikisht, por ka thënë se do ta shqyrtojmë, në darkën me diplomatët, ka dhënë mesazhin se ai nuk do të largohet, siç i kanë kërkuar amerikanët me anë të Departamentit të Shtetit. Por sponda, më shumë se me SHBA-në, ishte me evropianët, të cilët kanë bërë gati edhe një gjyq të vërtetë ndaj Partisë Socialiste në kupolën e Partisë Socialiste Evropiane. Kjo si pasojë e një flirti, që ka marrë përmasat e një aleance politike të Edi Ramës me partitë sovraniste dhe të djathta në Evropë. Përkatësisht me Giorgia Melonin dhe Viktor Orban.

Lexo edhe :  ‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

Ndërkaq, ajo që ka rë në sy pas këtij qëndrimi skandaloz të Edi Ramës, është heshtja dhe hutimi i opozitës dhe klasës politike shqiptare.

Përmendja e Lindës si opozitë, mund të jetë batutë, nëse përdoret në një kafe miqësore, për të thënë se Rama ka një bashkëshorte kritike.

Në kulturën perëndimore, problemet, diskutimet apo edhe këndvështrimet familjare brenda çiftit quhen privacy. Dhe askush as nuk hyn, e as nuk tenton ta dijë, ngaqë në perëndim, privatësia përfshin hapësirat e shenjta që konsiderohen liri individuale. Ku secili bën çfarë do. Nuk mund të jetë një grua apo një familjar- opozita politike, përveç rasteve kur kjo është bërë publike.

Linda e Ramës, asnjëherë në mesazhet apo intervistat e saj nuk e ka shprehur këtë opozitë apo qoftë edhe ndonjë objeksion ndaj qeverisjes, mënyrës së konfiguracionit politik, apo të kritikës sociale. Por edhe sikur ta ketë bërë, nuk mundet dhe nuk ka sens që të konsiderohet opozitë apo qoftë edhe një rrymë brenda partie apo brenda një familje. Opozita është një instutucion demokratik që përfaqëson të kundërtën e pushtetit, alternativën dhe ndryshimin.

Këtë Edi Rama e di shumë mirë, siç e di shumë mirë se perëndimorët e konsiderojnë bazike këtë qëndrim. Thjesht ka dashur të përcjellë mesazhin se ai nuk ka ndërmend të ikë, edhe nëse Perëndimi do t’i inkurajojë faktorët që mund të sjellin ndryshimin. Duke sjellë si model haremin e divanit të Sulltanit. Siç Rexhep Tajipi në Ankara, që konsideron opozitë Eminenë të cilën e ka kurde, por që bashkëatdhetarët e saj i vret dhe i masakron./     S.M

Të fundit

Gati kallëzimi i ri për Berishën në SPAK, avokati: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili...

Lia e majmunëve, konfirmohet rasti i parë i infektuar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha se është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me Mpox, apo linë e majmunëve. I...

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 90 mijë emigrantë të regjistruar për votimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.“Sipas të dhënave preliminare, numri...

Media franceze: Shqipëria, destinacioni evropian më trendi i momentit

Shqipëria po përjeton një revolucion të vërtetë në sektorin turizmit. Ekspertët parashikojnë se Shqipëria së shpejti mund të jetë Greqia apo Kroacia e re për...

Festat e fundvitit/ Qeveria shpërblen 257 mijë familje në nevojë!

BESARTA BASHA/ Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte (26 Dhjetor) u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundiviti për 275 mijë familje dhe...

Lajme të tjera

Web TV