Përse plakemi më shpejt në dimër? Kujdesi që duhet të tregoni në stinën e ftohtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këto ditë të ftohta kemi folur si duhet të mbrohemi për t’i shpëtuar gripit apo problemeve të tjera që sjell i ftohti. Por, përveç problemeve shëndetësore, dimri është shkaktar edhe i plakjes së parakohshme. Në këtë artikull do të mësoni për arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër dhe për kujdesin që duhet të tregoni.

– Stresi. Për fat të keq, festat dhe pushimet e fundvitit rritin nivelet e stresit. Nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, janë të ashpra me lëkurën dhe e plakin atë përpara kohe. Dermatologët rekomandojnë më shumë kohë në kushtet e shtëpisë.

– Mungesa e lagështisë në ajër. I ftohti dhe thatësia e ajrit janբ të dëmshme për lëkurën. Dimri arrin të prishë ekuilibrat e lëkurës duke shkaktuar skuqje dhe ndjeshmëri të lartë të saj. Kjo e fundit e bën lëkurën më të brishtë dhe rrit predispozitat për një plakje të parakohshme të saj. Nga ana tjetër, përdorimi i tepërt i kondicionerit përthan lëkurën dhe flokët duke shkatërruar paraqitjen e tyre rinore.

– Përkujdesja. Përkujdesja ndaj lëkurës duhet të jetë e ndryshme në verë dhe në dimër. Në verë, duhet të tregoni kujdes ndaj nxehtësisë dhe lagështisë. Në dimër, duhet të përdorni kremëra me aftësi të madhe hidratuese dhe me përmbajtje të lartë të acidit hyaluronik.

 

 

– Ushqimet e gabuara. Pasojat dhe përfitimet e çdo regjimi ushqimor ndihen që në fillim në lëkurë. Dermatologët thonë se konsumi i frutave, perimeve dhe erëzave duhet të jetë më i lartë në dimër

– Kremi kundër diellit. Lëkura duhet mbrojtur me krem kundër diellit edhe gjatë dimrit. Rrezet UVA nuk e humbasin intensitetin e tyre gjatë dimrit dhe janë përgjegjëse për shumë dëmtime të thella në nivel qelizor. Dermatologët thonë se kremi kundër diellit duhet vendosur edhe gjatë dimrit.

Lexo edhe :  11 vite më parë Tom Hanks u prek nga kjo sëmundje për shkak të ushqimeve të pashëndetshme

– Dushi i nxehtë. Dushi me ujë të nxehtë e përthan ndjeshëm lëkurën dhe e zhvesh atë nga vajrat natyralë. Uji që përdoret për lëkurën e fytyrës duhet të jetë i ngrohtë dhe kontakti me të nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta. Menjëherë pas banjës duhet ta lyeni lëkurën me një krem ushqyes.

– Mungesa e diellit. Gjatë dimrit, niveli i vitaminës D dhe K bie. Në këtë mënyrë, dalin në pah rrathët e zinj të syve dhe lëkura zbehet.

– Mungesa e aktivitetit fizik. Aktiviteti fizik nuk duhet të mungojë në dimër sepse mungesa e tij ndikon tek humori, pesha dhe inflamacioni në trup.

Të fundit

11 vite më parë Tom Hanks u prek nga kjo sëmundje për shkak të ushqimeve të pashëndetshme

11 vite më parë, Tom Hanks zbuloi se kishte diabet të tipit 2, duke ia atribuar atë zgjedhjeve të...

Aurela Gaçe rikthehet në ekran, kësaj radhe si aktore

Aurela Gaçe po rikthehet në ekran, këtë herë në një projekt që nuk ka lidhje me muzikën, por me dashurinë e saj të vjetër...

“Dukesh si pëllumb”, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh

Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë folur për herë të parë pas 36 vitesh, përmes një videocall. Biznesmeni Elton Ilirjani e ka publikuar videon në...

Trump tallet me Trudeau dhe ’emëron’ ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e Kanadasë!

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, u tall përsëri me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në mesazhet e Krishtlindjea, në platformën e tij ‘Truth Social’. Trump...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish-kryeministri i këtij vendi (Emri+Foto)

Ish-kryeministri indian Manmohan Singh ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Singh ishte një nga kryeministrat më jetëgjatë të Indisë dhe ai u konsiderua arkitekti i reformave...

Lajme të tjera

Web TV