Mjekët e urgjencës së spitalit të Fierit Bledar Dherpollari dhe Ilva Çuni nuk do ta ushtrojnë profesionin deri në përfundim të gjykimit që ka nisur ndaj tyre.
Vendimi i gjykatës së Fierit është bërë i ditur në një komunikim për shtyp të policisë lokale. Kjo e fundit njoftoi se janë ekzekutuar vendimet për dy mjekët dhe infermierin e urgjencës se spitalit të Fierit te cilët në muajin shkurt të vitit 2022 pritën në urgjencë pacientin Artur Shusha i cili kishte paraqitur shqetësime kardiake.
Ndaj Blendi Dhespollari, 56 vjeç dhe Ilva Çunit 29 vjeçe është vendosur masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.
Ndaj Klajdi Jasini, 40 vjeç, është vendosur masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
“Këta shtetas, me profesion mjekë në spitalin rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të Artur Shoshes dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën, informoi policia.
Ai është paraqitur në datën 3 shkurt të 2022-shit në Spitalin Rajonal të Fierit, me dhimbje në kraharor dhe ka berë një EKG. Mjekët përgjegjës Ilva Çuni dhe Blendi Dhespollari, më pas e kanë lejuar të shkojë në shtëpi, ku pas një ore ka humbur jetën.
Pas vdekjes familjarët i kanë gjetur në xhep EKG-në dhe kanë kuptuar se ai ka patur probleme serioze me shëndetin, ndaj dhe mjekët duhet ta kishin trajtuar me seriozitet viktimën./ S,M