Këtë të enjte pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike mbi vendin tonë, për shkak të depërtimit të masave ajrore më të thata.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me alternime kthjellimesh, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Në zonën e verilindjes parashikohen reshje shiu dhe dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët. Reshje shiu të dobëta dhe lokale parashikohen lokalisht edhe në zonën e qendrës dhe jugperëndim.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 4-12 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet me shpejtësi 14-22 m/s, shoqëruar me dallgëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -2 deri 3°C;
në zonat e ulëta 0 deri 13°C;
në zonat bregdetare 5 deri 13°C./ e.t