Shqiptarët, më të shqetësuarit në rajon për inteligjencën artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët janë më të shqetësuarit në rajon për dëmet që mund të sjellë inteligjenca artificiale.

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal nxjerr në pah se 46% e të pyeturve në vendin tonë mendojnë se inteligjenca artificiale do ta dëmtojë ekonominë në 20 vitet e ardhshme.

Frika për humbjen e punës është një ndër faktorët që ndikon në këtë perceptim.

“Shqetësimi se teknologjia dhe inteligjenca artificiale do t’u zërë vendin e punës është shqetësim global, por ka rezultuar i tepruar. Në SHBA në të gjithë shkurtimet vetëm 1% ishin për shkak të zhvillimit të teknologjisë”, thotë Erald Pashaj.

Megjithatë në terma afatgjatë kjo situatë mund të ndryshojë.

Inteligjenca artificiale do shkatërrojë disa vende pune, por do të krijojë disa të reja në të njëjtën kohë”, shtoi Erald Pashaj.

Në Shqipëri, një nga sektorët që mund të preket nga inteligjenca artificiale është ai i turizmit.

“Ndoshta jo në 2025 dhe 2026, por më pas në industrinë e shërbimeve dhe turizmit do të ndodhë që i gjithë procesi i pritjes së klientëve, procesi i hyrjes në hotel, daljes, mund të kryhet me anë të teknologjisë artificiale, kështu që nuk mund të themi që në të ardhmen e afërt ne nuk do të prekemi”.

Por, nga krahu tjetër, në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të atyre që mendojnë se inteligjenca artificiale do ta ndihmojë ekonominë./   S,M

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV