Cilat janë planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjellë ndryshime në qeverinë amerikane, nënkupton edhe reformimin e njërës prej agjencive kryesore të zbatimit të ligjit dhe zbulimit në vend. Korrespondenti i Zërit të Amerikës për Sigurinë Kombëtare, Jeff Seldin i hedh një vështrim të emëremrit që zoti Trump e përzgjodhi për ta drejtuar dhe reformuar Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

Ky njoftim befasoi shumë njerëz. Drejtori i FBI-së Christopher Ëray u tha punonjësve të agjencisë se do të dorëhiqet, kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën. “Është rruga më e mirë për të shmangur problemet. Ajo që absolutisht nuk mund të ndryshojë, është angazhimi ynë për ta bërë gjënë e duhur, në mënyrën e duhur, çdo herë”, tha ai. Por, ndryshimet po vijnë. Kash Patel – i përzgjedhur nga zoti Trump për ta drejtuar FBI-në para se zoti Ëray të njoftonte planet për t’i dhënë fund para kohe mandatit të tij 10-vjeçar, u takua me ligjvënësit për të ndihmuar konfirmimin e tij.

44 vjeçari Patel është një ish avokat publik dhe prokuror federal, që punoi si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe në Pentagon gjatë mandatit të parë të zotit Trump. “Mendoj se Trumpi e pëlqen atë për mendimet e tij, që përputhen me ato të Presidentit Trump, për abuzimet në Departamentin e Drejtësisë, sidomos FBI-së dhe hetimeve aty ku nuk është dashur”, thotë John Fortier nga Instituti amerikan Enterprise.

Diçka që zoti Patel e ka thënë hapur. “Jam i nderuar që jam këtu, në mbështetje të Donald Trumpit. Ai është viktimë, por ne si vend jemi viktimë edhe më e madhe nga shndërrimi antikushtetues i drejtësisë në një armë”, tha ai. Zoti Patel ka zemëruar kundërshtarët me deklaratat për mbyllje të selisë së byrosë në Uashington, reduktim të kompetencave vëzhguese të FBI-së dhe shkurtim të përmasave të operacioneve të zbulimit të agjencisë.

Lexo edhe :  Kur Muri i Berlinit u hap (përkohësisht) për festat e Krishtlindjeve

 

 

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për asgjësimin e sistemit të ashutuquajtur ‘deep state’ dhe në librin e tij të vitit 2023 me titull ‘Gangsterët e qeverisë’ ai përmend 60 zyrtarë që nuk janë pajtuar me zotin Trump. “Disa ndryshime ai mund t’i bëjë vetë ose pas disa ndryshimeve në personel. Por, nëse ai vërtet synon ndryshime të mëdha, duhet më shumë punë nga ekzekutivi dhe legjislativi, pra duhet më shumë kohë dhe angazhim jo vetëm nga ai”, thotë analisti Fortier.

Kash Patel, sipas zotit Trump, është njeriu i duhur që të paktën t’i nisë këto ndryshime./Voa/K.B

Të fundit

Kujdes! Mendimet e pashprehura ju sëmurin

Herë pas here ndodh që të jemi dëshmitarë të sëmundjeve të rrënjosura në çështje emocionale dhe psikologjike që çojnë...

Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shëndetin e zemrës

Edhe ata që ushtrojnë rregullisht mund të kenë një rrezik të shtuar të dështimit të zemrës dhe vdekjes kardiovaskulare si pasojë e qëndrimit ulur...

Cristiano Ronaldo shfaqet në Globe Soccer Awards me Rolex-in 400 mijë euro (FOTO)

Kristiano Ronaldo fitoi çmimin si Lojtari më i Mirë i vitit në Lindjen e Mesme. Ylli portugez që aktivizohet te Al Nassr, e tërhoqi...

5 arsye pse duhet të pranoni dhimbjen për të qenë të lumtur

Lumturia dhe dhimbja mund të duken terma kontradiktore dhe të papajtueshme. Megjithatë, a është e mundur të jesh i lumtur në mes të dhimbjes?...

Nis shpërndarja e aboneve falas për pensionistët, të moshuarit në radhë të gjata

Sot është dita e parë që ka nisur shpërndarja e aboneve falas për pensionistët në Tiranë. Pensionistët kërkojnë që aboneja të jetë për një periudhë...

Lajme të tjera

Web TV