Gati kallëzimi i ri për Berishën në SPAK, avokati: Falsifikoi datën e lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’ dosjen që do ia dorëzojë së shpejti Prokurorisë së Posaçme për falsifikimin që Berisha i ka bërë datës së lindjes.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, avokati Beqiri thotë se Berisha jo vetëm që ka falsifikuar datëlindjen, por ka bërë edhe deklarim të rremë në KQZ.

“Kam gati kallëzimin penal kundër Berishës për falsifikimin e rëndë që ka bërë me ditëlindjen e tij duke futur në krim edhe Drejtorinë e Përgjithshme të gjendjes civile, përgjegjësin e gjendjes civile të rajonit 2 dhe 3 punonjës të tjerë. I ka futur në krimin e ashpër të detyrës dhe falsifikim të dokumentit zyrtar. Ka falsifikuar datën e lindjes dhe ka bërë deklarim të rreme përpara KQZ. Edhe kjo vepër që parashikon dënimin deri në 3 vjet burg. Duhet të qërohet nga politikave vetëm për këtë falsifikim të rëndë që ka bërë”, tha Beqiri.

Çështja e datëlindjes së Berishës ka qenë gjithnjë në qendër të debateve mediatike. Ish-kryeministri ka lindur më 1 korrik 1944, por më pas ai e ka ndryshuar dhe e ka bërë atë datëlindjen më 15 tetor 1944. Thuhet se Berisha e ndryshoi datën e lindjes kur ishte komunist i flaktë, për ta pasur afër me Enver Hoxhën, i cili e ka më 16 tetor./K.K

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV