Jemi në prag të Vitit të Ri dhe në të gjithë vendet e botës, në sheshet e qyteteve, qendra tregtare apo shtëpi nuk mungon bredhi i zbukuruar.
Jemi në prag të Vitit të Ri dhe në të gjithë vendet e botës, në sheshet e qyteteve, qendra tregtare apo shtëpi nuk mungon bredhi i zbukuruar. Mirëpo disa pemë të Vitit të Ri janë cilësuar si pemët më të veçanta.
Më poshtë kemi listuar se në cilat vende gjenden këto pemë.
New York
E cilësuar si pema e Krishtlindjeve më e famshme në botë dhe ndër më të shtrenjtat, pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller në Nju Jork vlen rreth 70,000 dollarë. Pema është zakonisht një bredh norvegjez, i zbukuruar me më shumë se 700 drita dhe në krye me një yll Sëarovski.
Brazil
Pema e Krishtlindjeve shumëngjyrëshe e vendosur në Lagunën Rodrigo de Freitas në Rio de Zhaneiro, Brazil, njihet si pema më e madhe ‘lundruese’ e Krishtlindjeve në botë.
Lituani
“Krishtlindjet në Vilnius” janë një ngjarje vjetore e shumëpritur në kryeqytetin e Lituanisë, që zgjat deri në Epifaninë në janar. Pema e Krishtlindjeve e Vilniusit, një simbol i festës në Sheshin e Katedrales, ka fituar njohjen ndërkombëtare si një nga më të bukurat në Evropë.
Itali
Ky është edicioni i 44-të i Pemës më të madhe të Krishtlindjes në botë e vendosur në malin Ingino në Gubbio, një nga qytetet më të bukura mesjetare në Evropë, në zemër të rajonit Umbria, Itali.
Maja e pemës arrin deri në majën e Bazilikës së Patron Sant’Ubaldo. Në majë të pemës është vendosur një yll i bardhë i ndritshëm.
Çeki
Pema 22 metra e vendosur në Sheshin e Qytetit të Vjetër në Pragë, Çeki është e ‘veshur’ me yje të shëndritshëm dhe me rreth 110,000 dritash LED./K.K