Kompozitori dhe këngëtari Pirro Çako ka ndarë emocionet pas takimit virtual me Parashqevi Simakun.
Ai u shpreh se ka qenë shumë i emocionuar dhe i përlotur, pasi nuk e priste të fliste me video-call me një nga figurat më të njohura të muzikës shqiptare.
Çako theksoi se takimi kishte shumë dashuri dhe sinqeritet, duke shtuar se ai nuk e dinte që po filmohej ngjarja. Ai përshkroi bisedën si një moment të paharrueshëm, ku Parashqevi Simaku, megjithëse kishte humbur kontaktin me realitetin e Shqipërisë, kishte një memorie të shkëlqyer dhe i dha detaje të takimit të mëparshëm me Pirron.
“Aty ka shumë dashuri sepse ka sinqeritet. Unë nuk e dija që po filmohej ngjarja. Kam qenë e emocionuar, ka qenë një bisedë e gjatë. Mua më ra një telefon dhe më dhanë Parashqevinë. Mu mbushën sytë me lot.
Ajo vetëm me sa kuptova, ishte se kishte humbur informimin me atë që ka ndodhur në realitetin e Shqipërisë.
Ajo e kishte humbur këtë gjë. Memorien e kishte shumë të mirë. Më dha detajet e takimit që ka pasur me mua”, tha Pirro Çako./ S,M