PD bën publik uebisite-in për diasporën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi rëndësinë e votës së diasporës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit 2025. Ai vlerësoi këtë të drejtë kushtetuese si një hap të madh për demokracinë dhe pjesëmarrjen qytetare.

Berisha nënvizoi se roli i shqiptarëve jashtë vendit është vendimtar për ndarjen e Shqipërisë nga ajo që ai e cilëson si “narkodiktaturë”. Ai prezantoi një platformë online për regjistrimin dhe informimin e votuesve në diasporë, duke ofruar lehtësi për ushtrimin e së drejtës së votës.

FJALA E BERISHËS:

Vota e mbi 1.5 milionë shqiptarëve se sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit, ka një rëndësi të jashtëzakonshme, së pari si ushtrim i të drejtës kushtetuese të mohuar në mënyrë antikushtetuese gjer sot, së dyti ka rëndësi për rolin e tyre në këto zgjedhje, të cilat janë zgjedhjet që ndajnë Shqipërinë nga narkodiktatura dhe është një fat i madh për çdo shqiptar kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut, në Alaskë apo Kepin e Veriut.
Nga Zelanda e re gjer në Kaliforni, kudo që banon të japë kontributin e tij për ndarjen e Shqipërisë nga diktatura e dytë dhe në disa aspekte edhe më shkatërrimtarja në tërë historinë kombëtare në sensin demografik.
Është përgatitur nga ekspertët tanë, uebin në të cilin aplikon çdo qytetar shqiptar jashtë vendit, regjistrohet për të votuar. Merr çdo informacion dhe është një lehtësi shumë e madhe, për të gjithë qytetarët tanë jashtë vendit që mund të aplikojnë dhe marrin të gjithë informacionin.
Regjistrohen në këtë ueb për të pasur të gjitha lehtësitë që meritojnë për pjesëmarrjen në votime, për ushtrimin e të drejtës së votës, të drejtës kushtetuese të votës.
Natyrisht ky është njëri aspekt i përpjekjes tonë, për të lehtësuar procesin e votimit. Përpjekje të tjera vazhdojnë. Ne jemi në një seri takimesh në vende të ndryshme dhe do të vazhdojmë këto takime intensive si për të bërë fushatë elektorale, po ashtu për ftuar, informuar qytetarët shqiptarë jashtë vendit për mundësinë e ushtrimit të të drejtës së tyre të votës.
Për ne, pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë vendit në këto votime është e një rëndësie shumë të madhe dhe llogaritim se do të jetë një faktor përcaktues në fitoren e opozitës dhe popullit opozitar në 11 maj 2025./K.K

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV