2024, viti i SPAK-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Po mbyllet një vit plot ngjarje, arritje, suksese, punë të kryera dhe të pambaruara. Ashtu siç po mbyllet një vit me plot negativitete politike. Ngjarjet nuk kanë sosur, por edhe skandalet e një klase politike të vjetëruar dhe gërrmuqe, nuk mbarojnë. Stisen “fakte dhe argumente”, hartohen skenare dhe dosje me të pavërteta, dhe vetëm një pjesë e vockël e popullit i beson. I besojnë të molepsurit, ashtu siç i besojnë mediokrit, por gjithsesi kjo pak punë i ka prishur SPAK-ut për vitin 2024. Ka qenë struktura më e vlerësuar, më solide, më serioze, më e besueshme, më e vendosur, më bashkëpunuese dhe më kompetente, ndaj dhe u vleresua nga SHBA. Arrestimet e VIP-ave, arrestimet e kriminelëve, arrestimet dhe hetimet e qeveritarëve, ish-kryeministrave, ish-presidenteve, arrestimet e të korruptuarve që janë sot me shumicë, arrestimet dhe hetimet për grupime të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Viti 2024, ka qenë viti i betejave me donkishotët e politikës, mamuthët e korrupsionit, dhe gringot e krimit brënda dhe jashtë vendit. Viti 2024, ka qenë viti i durimit të madh nga SPAK-u, viti i qetësisë madhe, edhe pse “bombarduesit” nga jashtë godinës dhe nga katet e 8 të pallateve ish-kryeministrore, dhe selitë e partive surrogate nuk pushonin. Nuk ka pse ti themi atyre të SPAK-ut “jeni heronj”  dhe ti varim ndonjë decorate. Atyre dekoratën ja jep puna, arritjet, hetimet për “balenat” e krimit dhe korrupsionit, ndaj besoj se edhe viti 2025 do të jetë plot surpriza të mëdha. Shqipëria hyri në fazën më interesante të ekzistencës saj si shtet. Duhej të bëhej shtet ligjor, dhe ja po bëhet. “Ti japim Çezarit, çi takon Çezarit”. Në betejën e madhe heroike ndaj  kënetës së plepaxhinjve, që PD-ja mbolli në drejtësinë e dikurshme, natyrisht Edi Rama ka “isen” e tij të vlerësimit. Nuk mjaftonte votimi në Parlament, por dhe vazhdimësia e nisjes së një rruge të gjatë reformash, që kishin natyrisht kosto. Rritja e bashkëpunimit dhe transparencës, ishte vendimtare në punën e atyre që nisën dhe po bitisin reformën në drejtësi. Bashibozukët  dhe hajdutët e xhepave dhe pronave të shqiptareve, që mbushën strukturat e drejtësisë, sot janë ose para ligjit, ose të hetuar. Viti 2024, do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptareve si viti i goditjeve të para ndaj paprekshmërisë, dhe nisja e një kapitulli kthese të madhe, që e rendit edhe drejtësinë e këtij vendi, ndër simotrat e saj të vendeve të BE.

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV