Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive.
“Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin. Kjo dmth që është mirë të bëjmë bilancin se çfarë arritëm dhe çfarë ruajtëm nga 2024.
Ka qenë një vit me disfata dhe shumë i vështirë. Pothuajse çdo mes muaji ka patur hyrje të vështira planetare. Quhet vit tranzitor dhe çfarë kishim pikë të dobët, doli në sipërfaqe.
Duhet të gëzoheni shumë nëse keni arritur të jeni mirë me shëndet dhe keni familjen mirë.
Nga nesër deri në datën 31 kemi një tendencë për të qenë tolerant për shkak të lodhjes personale. Tregohuni të kujdesshëm me të vegjlit e familjes.
Në datën 30 kemi një Hënë të re te Bricjapi. Logjika dhe arsyetimi është ajo që do ngjyrosi jo vetëm javën që vjen, por për gjatë. Kjo Hënë e re ka një tendencë të fortë të favorizojë nisjet që janë të rëndësishme për gjithsecilin. Çfarë është e rëndësishme për gjatë, do ketë ndihmesën maksimale të universit. Por zbusni egon dhe ambicien”, tha Meri Gjini.
Dashi
Duhet të jetë i kujdesshëm në ambientet ku ndodhet, në raport me komunikimin. Përsa i përket Hënës së re, Dashin do e favorizojë dhe do e ndihmojë për të qartësuar një ide profesionale, biznesi ose karriere. Kjo ide do i impenjojë gjatë në dy muajt e parë të 2025.
Demi
Urani është te ata. Në një hyrje 4 këndore me Venusin, nga Ujorët. Nuk është hyrje e lehtë, po jo detyrimisht e vështirë. Këshilla: çdo gjë me metër duhet ndjekur. Hëna e re është për të përmbyllur çfarë ka ngelur e papërfunduar. Mund të jenë çështje që i përkasin shkresave, ligjit apo ekonominë. Janë çështje përmbylljesh me sukses që i përkasin të përditshmes, nuk ka të bëjë me emocionin.
Binjakët
Ky Mërkur është ballë për ballë tyre dhe është në hyrje 4 këndore me Peshqit. Do të duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën se si do ndërveprojnë me fëmijët. Kujdes si shpreheni, pasi keni një tendencë për tu shprehur për gjërat shumë serioze me lehtësi të madhe. Për tematika serioze vendosini në agjendë nga e hëna në vazhdimësi. Hëna e re është favorizuese për çështje të rëndësisë jetike.
Gaforrja
Janë ditë që duhet të çlodheni pak. Janë ditë në të cilat duhet t’i dedikoheni vetes. Të gjeni kohë për veten si do që të jetë agjenda juaj. Merreni si periudhë pauze. Këshilla për Gaforren është që mos t’i japi rëndësi asnjë lloj thashethemi që vjen në veshin tuaj. Mos lejoni askënd të ndryshojë humorin tuaj.
Luani
Kjo Hënë e re shënjon diçka të re. Fillimin e diçkaje të re që do të rezistojë gjatë. Do marri formë, por do diskutohet edhe gjatë 2025. Hyrja e Venusit ndodhet ballë për ballë jush, kujdes në raportet në çift.
Virgjëresha
Me riorganizime. Kanë vendosur të trajtojnë ndryshe çështjet e profesionit. Ndryshimi apo formatimi i këndvështrimit në çështjet profesionale do jetë impenjimi i këtij 4 ditëshi dhe gjithashtu i Hënës së re. Ka tendencën për të marrë informacione serioze, por jo çdo gjë ka peshën e asaj që thuhet. Do ishte mirë t’i fusni një filtër asaj që dëgjoni.
Peshorja
Ky Venus ju shkon shumë. Do e gjejnë veten në qendër të vëmendjes. Komentet apo mënyra si do shihen do jetë shumë e bukur. Ka një tendencë për të dominuar me shumë pasion ambjentet ku ndodhen. Hëna e re nxjerr detyrim çështjet që i përkasin shtëpisë dhe familjarëve.
Akrepi
Urani është ballë për ballë tyre. Venusi është në pozicion jo shumë miqësor. Por i bën Akrepat që të jenë lehtësisht në pozicion mbrojtje. Kujdes për ata që janë në raporte dashurie. Liria personale seksuale e dikujt mund të keqkuptohet dhe mund të prishi terezinë e gjysmës suaj më të mirë. Do diskutohet për tradhti të vogla.
Shigjetari
Mërkuri është te ata. Kujdes për diskutimet apo mënyrën si do i menaxhoni çështjet familjare. Do të duhet të ulen dhe të zgjidhin çdo keqkuptim të ditëve të fundit. Përsa i përket Venusit, është shumë miqësor dhe do i merrni më të mirën. Hëna e re do i ndikojë që t’i japin një drejtim çështjeve personale. Do rezultojë një nga shenjat që do favorizohen shumë në çfarë kanë të rëndësishme n 2025.
Bricjapi
Do e gjejnë veten në mes. Si ekuilibrues i situatave, që do shuajnë zjarrin. Edhe në familje do jenë ekulibrues. Hëna e re i bën të gjejnë mënyrën për të qenë në një vijë të drejtë për agjendën e tyre. Do kenë ecurinë dhe drejtimin që duan.
Ujori
Duke qenë që Venusi është te ata, gjykimi i tyre do jetë në varësi të emocionit dhe pasionit. Ka dhe të papritura që lidhen me ekonominë. Për mirë apo për harxhime do jetë diskutim i fundvitit. Hëna e re është për të mbyllur dhe për të zgjidhur problematika të vjetra që ju kanë munduar gjatë 2024.
Peshqit
Saturni është te ata. Në hyrje jo shumë komode me Mërkurin. Duhet të kenë parasysh që informacionet që i vijnë në vesh duhet t’i filtrojnë para. Kanë një tendencë për të gjykuar veten. Mos e bëni këto ditë. Do keni kohë plot gjithë 2025 për këto gjykime. Nëse keni mundësi për të qenë pranë dashurisë do ishte shumë mirë, sepse do ketë favorizim për arratisje./ kb