Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024 në Serinë A, të mbyllur me barazimin dramatik 1-1 në “Olimpico”.  

Lacialët, edhe pse me shumë mungesa për shkak dëmtimesh, treguan se janë një kockë e fortë për çdo kundërshtar, duke kërkuar me ngulm golin dhe duke e gjetur atë me Dele Bashiru në pjesën e parë.

Më pas, ishin bergamaskët të cilët diktuan ritmin, duke krijuar raste të shumta para portës, ndonëse edhe rrezikuan në prapavijë nga kundërsulmet e vendasve. Gasperini çoi skuadrën të gjithën në sulm në minutat e fundit dhe gjeti zëvendësimin e duhur me Brescianinin, i cili barazoi rezultatin kur regjistrohej minuta e 88-të.

Shifrat nuk ndryshuan më deri në fund dhe barazimi 1-1 mbajti Atalantën 1 pikë para Interit në kreun e Serisë A, por ndali ecurinë rekord prej 11 fitoreve radhazi të zikaltërve./ D.C

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV