Më shumë shqiptarë sigurojnë jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 7.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tregu vazhdon të dominohet nga sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.78% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës vetëm 8.19% dhe risigurimi me një përqindje tepër të vogël.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.18% të totalit të tregut.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – nëntor 2024 kapën vlerën 22 miliardë lekë, rreth 1.5 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, numri total i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në mbi 1.4 milionë në fund të nëntorit, me një rritje prej 8.81% vlerësuar me 9 muajt e parë të vitit 2023.

Pavarësisht se sigurimet e jo-jetës dominojnë, numri i kontratave të sigurimit të jetës ka regjistruar një rritje më të lartë se sigurimi i jo-jetës. Konkretisht, numri i kontratave në sigurimin e jo-jetës pati një rritje me 8.4% në fund të nëntorit, ndërsa për sa i takon sigurimit të jetës, numri i kontratave arriti në mbi 136 mijë duke shënuar një rritje me përafërsisht 13% vlerësuar me janar – nëntor 2023.

Si rrjedhojë, edhe primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës kanë pasur një rritje më të vogël se primet e jetës. Kështu, primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës patën një rritje me afro 7% kundrejt muajit janar – nëntor 2023, ndërkohë që primet nga sigurimet e jetës arritën në rreth 1.8 miliardë lekë, ose gati 10% më shumë.

Aktualisht, në Shqipëri operojnë 8 kompani sigurimi të cilat ofrojnë shërbimet e sigurimit të jetës dhe jo jetës. Gjatë vitit të ardhshëm pritet të shtohet edhe një kompani e re që do të ofrojë shërbimin e sigurimit të jetës./K.K

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV