Urimi i Donald Trump për Krishtlindje, i cili përdori një foto të vjetër me Melanian nga 2018, ka nxitur thashetheme dhe spekulime në rrjetet sociale lidhur me marrëdhënien e tij me gruan.
Përdorimi i një fotografie të vjetër, ka bërë që disa të mendojnë se kjo mund të tregojë për probleme në marrëdhënien e tyre.
Disa përdorues të rrjeteve sociale vunë re mungesën e një fotoje të re dhe u habitën për faktin që ata nuk ishin fotografuar së bashku për Krishtlindje, duke ngritur dyshime për shëndetin e marrëdhënies. Këto spekulime janë pasuar nga komente që sugjerojnë një mundësi të ndarjes mes çiftit, për shkak të mungesës së shfaqjeve të dashurisë në publik./ kb