Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimeve gjatë gjithë vitit, në këto prag festash rritja e çmimeve të produkteve të shportës po cenon tryezën e Vitit të Ri të një familje mesatare shqiptare.
Sidomos pensionistët e kanë më të vështirë të plotësojnë një tavolinë feste, teksa duhet të mendojnë për nevojat e përditshme.
Ndërkohë gjeli i detit, mbreti i festës jo për këdo është i mundur. Tashmë çmimi i një gjeli deti varion nga 10-12 mijë lekë të reja kilogrami duke u shndërruar në luks për shumë familje./K.K