Mjeshtri i klarinetës Aleks Xhelili në 60-vjetorin e tij të lindjes ka ardhur me një koncert recital, i pari i këtij lloji në karrierën e tij të gjatë artistike
Klarinestisti i njohur në këtë koncert është shfaqur ndryshe nga ai që është parë deri tani. Aleks Xhelili, mjeshtri i kabasë në koncertin e tij recital ka interpretuar pjesë të ndryshme me klarinetë të autorëve botërore të muzikës klasike.
Në pjesën e dytë të koncertit është shfaqur ashtu siç e kishim parë, me kabatë e njohur të Kolonjës, Leskovikut e Përmetit. Për kryetarin e bashkisë Kolonjë Erion Isai, Aleks Xhelili është një Xhevahir artistik jo vetëm i Kolonjës por gjithë shqiptarisë
Pjesë e këtij koncerti krahas instrumentistëve të tjerë kanë qenë dhe vëllezërit Curri, me të cilët Xhelili ka ndarë një pjesë të karrierës së tij.
Në 46 vite të karrierës së tij kolonjari Aleks Xhelili ka dhënë koncerte të shumta brenda e jashtë vendit, duke u nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare./ S,M