Fluks në Qafë Thanë/ Autoritetet doganore punojnë me 4 sportele për të shmangur radhët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktualisht pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës po përballet me një fluks të lartë kalimesh nga drejtimi i Maqedonisë për në Shqipëri por edhe anasjelltas.

Ky fluks ka shkaktuar pritje të gjata që arrijnë deri në 40 minuta për mjetet që kalojnë në këtë pikë kufitare. Autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin duke vendosur katër sportele për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.

Ky fluks i lartë i automjeteve është i lidhur me periudhën e pushimeve por më së shumti me lëvizjen e shtuar të udhëtarëve që po shfrytëzojnë këtë pikë kalimi për të bërë pazaret e tyre për shkak të çmimeve të lira.

Ndërkohë, autoritetet doganore janë duke monitoruar situatën për të reduktuar pritjet e gjata dhe për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve./e.t

Të fundit

U dëmtuan nga fishekzjarrët, lëndohen 10 persona në Durrës

Në urgjencën spitalore të Durrësit, 10 persona kanë marrë trajtim ambulator për dëmtime të lehta nga përdorimi i fishekzjarrëve. Në...

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njësoj, çfarë parashikon rregullorja e re

Një zhvillim domethënës pritet në tregun e sigurimeve në vitin 2025. Pas vitesh përpjekjesh, primet e diferencuara për sigurimin e detyrueshëm motorik vendosen të...

A është e vërtetë që larja e rrobave në datën 1 janar sjell ters gjithë vitin?

Besëtytnitë e Vitit të Ri janë një pjesë thelbësore e zakoneve të disa kulturave, të cilat shumë njerëz i praktikojnë me synimin për të...

Janari njihet si muaji i divoreceve, kjo është arsyeja

Për vite të tëra, janari është ashtuquajtur “maji i divorceve”. Megjithatë, një studim  nga Universiteti i Uashingtonit, zbuloi se shkurorëzimet më të mëdha ndodhin...

I vëllai iu gjet i pajetë në banesë, reagon ish-deputeti i PS: Lamtumirë “o Labo”

Dy ditë më parë u gjet i pajetë Altin Isaraj, vëllai i Arben Isarajt, ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht dhe ish-drejtorit të Transportit...

Lajme të tjera

Web TV