Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kakavija, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ku ishte për të inspektuar hyrje-daljet për festa, deklaroi se konstatoi që pala greke këtë vit ka marrë masa më të mira ndryshe nga vitet e tjera.

Ai pati takime me përfaqësues të palës greke, ndërsa përmendi një takim me ambasadoren greke disa ditë më parë të cilës sipas tij i kërkoi më shumë vëmendje për lehtësimin e fluksit për festa.

“Sot bashkarisht me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorin e departamentit të Policisë Kufitare vizituam pikën kufitare të Kakavijës. Në inspektim pata mundësinë të takoja edhe drejtuesit e policisë greke që ndava disa shqetësime. Javën e kaluar pata një bisedë me ambasadoren greke mbi planin e masave për të përballuar fluksin e qytetërëve shqiptar në pikën kufitare Kakavijë dhe pikat e tjera. Masat janë marrë në përballimin e këtij fluksi.

Bashkë me drejtuesin e policisë greke vizituam edhe qendrën e kordimimit, e cila është ngritur në zbatim të marrveshjeve ndërqeveritare, funskionon si e tillë në bashkëpunim me forcat greke dhe shqiptare. Falënderoj përfaqësuesit e Frontex-it. Në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frotenx-in dhe qeverisë shqiptare për migracionin e paligjshëm. Kemi pasur suksese në nivele shumë të mira, emigracioni i paligjshëm është ulur deri në 60%”, tha Hoxha.

Më tej Hoxha bëri thirrje që të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e policisë së shteetit gjatë kalimit në pikat kufitare.

“Bashkëpunimi midis policive është i ndërsjelltë ka prioritet lehtësimin e lëvizjes së qyterarëve. Ketë vit kemi një përmirësim sa i përket menaxhimit të kalimit të qytetarëve në pikat kufitare”, shtoi ai.

Teksa u pyet për shpërblimin e Policisë për festat e fundvitii Ministri nënvizoi se beson se Këshilli i Ministrave do të miratojë këtë projekt-vendim nesër (30 dhjetor)

Lexo edhe :  Çfarë bleu dhe çfarë shiti Shqipëria me vendet partnere?

“Ministria e Brendshme ka bërë një propozim për heqjen e kritereve dhe përjashtimit të policisë së shtetit për sa i pëtket një kriteri i cili që vitet e tjera nuk ka qenë për shkak të buxhetit. Të hënën Këshilli i Ministrave do të miratojë projekt-vendimin të cilin kemi propëzuar për shpërblimin e Policisë së Shtetit. Orët shtesë dhe suplementare janë të përfshira”, përfundoi ai./E.T

Të fundit

Mesazhi i Papa Françeskut për 2025: Përpjekja për vëllazëri nuk është thjesht një slogan

I shoqëruar nga 36 kardinalë, 22 peshkopë, 40 priftërinj dhe mijëra vizitorë në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Françesku...

Këmbimi valutor për sot/ Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Sot, më 1 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 89.7 lekë dhe shitet 90.8 lekë. Euro sot blihet me 97.4 lekë, ndërsa...

Ndërrimi i viteve/ 25 persona në urgjencën e Vlorës, shkak konsumimi i alkoolit

Të paktën 25 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Vlorës deri në orët e para të mëngjesit. Kryesisht, kanë shfaqur...

Alket Zaimi rrëfen “dramën” e 2024-ës: Në 7 ditë m’u prishën 3 makina

E ndërsa biseda me këngëtarët vijonte pa filtra një temë e diskutimit mes të ftuarve specialë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në “Ora...

Çfarë ngjarjesh i përkasin datës 1 janar?

Sipas kalendarit Gregorian 1 janari përfaqëson ditën e parë të vitit. Në këtë datë, ndër vite kanë ndodhur ngjarje që kanë pasur ndikim në...

Lajme të tjera

Web TV