Drejtuesja e PD për Diasporën Jozefina Topalli, gjatë një takimi me shqiptarët e Firenzes iu bëri thirrje atyre që të regjistrohen për të votuar.
Topalli tha se Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve dhe mund të shpëtohet duke e zhvilluar.
“Ju që keni zgjedhur të ndërtoni një jetë në një vend të ri, jeni shembulli i asaj që një komb i vogël mund të bëjë nëpër botë. Por a e keni menduar se diaspora nuk është më thjesht një ‘shtyllë mbështetëse’ për Shqipërinë? Ju nuk jeni vetëm ambasadorët tanë. Ju jeni edhe novatorët tanë, lidhja jonë me mundësitë globale, dhe ndoshta… udhërrëfyesit për ndryshimin që ne kërkojmë brenda Shqipërisë”, tha ajo./S.M