Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit.
Sipas Livias, Laerti nuk është afruar të flasë me Rozanën kur ajo e ka thirrur pasi ka qenë në faj.
Më pas Livia shton se “Laerti vesh të njëjtat pantallona dhe nuk e kupton në çfarë dite ka ndodhur një gjë”.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Edhe më së shumti e kam mbrojtur kur ai nuk ka qenë aty.
Livia: E di ça kam dashur të them dje në prime po të më ishte dhënë fjala, se s’kam qejf të hidhem, unë kam qenë vetë prezente kur i ke thënë ‘hajde Laert të flasim, të rrimë edhe ne bashkë, si miq’ e ai ‘jo, jo’. Të është shmang se kam pas ndjenja faji.
Rozana: Po patjetër
Livia: Problemi është se ky nuk ndërrohet o shok, ky ka gjithmonë të njëjtat rroba, se kuptoj kur e ka thënë.
Rozana: Bravo
Livia: Ky e ka përdor si taktikë edhe këtë gjë, ta them unë, vesh të njëjtat pantallona për të njëjtën arsye. Shkon e thotë aty në dhomë të rrëfimit dhe ti nuk e kupton në ça dite e ka ndodh kjo gjë.
Rozana: Po pra
Livia: Nuk arrin t’a dallosh, po njësoj është.
Rozana: O Livia sa e zgjuar je
Livia: Se nuk i mungojnë rrobat/ S.M
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H