Të paktën tre persona kanë vdekur teksa po tentonin të kalonin Kanalin Anglez me një varkë të vogël. Roja bregdetare franceze thotë se ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm.
Njerëzit përfunduan në ujë pasi u përpoqën të hipnin në një varkë në brigjet e Sangatte, Franca veriore, rreth orës 06:00 me kohën lokale.
Rreth 45 morën ndihmë mjekësore në plazh, shumë prej të cilëve vuanin nga hipotermia dhe katër të tjerë u dërguan në spital.
Zyra e Brendshme konfirmoi se kishte pasur një incident në ujërat franceze dhe se autoritetet franceze po drejtonin hetimin.
Më shumë se 36,000 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit, duke tejkaluar totalin e vitit 2023 prej 29,437, sugjerojnë shifrat e qeverisë, shkruan BBC.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një agjenci e OKB-së e cila gjurmon numrin e njerëzve që vdesin duke kaluar Kanalin, thotë se 77 njerëz kanë vdekur në përpjekje për të shkuar drejt Anglisë./E.T