Postet drejtuese nuk do të përfshihen/ Qeveria mblidhet sërish për shpërblimet e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë fillim jave qeveria do të mblidhet sërish për të miratuar një tjetër shpërblim për fundvit. Bëhet fjalë për 8 mijë efektivë policie të cilët do të shpërblehen për fundvit dhe gjithashtu sipas ministrit të Brendshëm do të përfitojnë edhe orët shtesë.

“Të hënën Këshilli i Ministrave do të miratojë projekt-vendimin të cilin kemi propozuar për shpërblimin e Policisë së Shtetit. Orët shtesë dhe suplementare janë të përfshira”, u shpreh Hoxha sot.

Shuma që do të përfitojnë ende nuk është bërë publike por burimet thonë se në këtë shpërblim nuk do të përfshihen postet drejtuese të policisë

Më herët qeveria miratoi bonus për fundit për pensionistët dhe shtresat në nevojë. Ndërkohë që me rishikimin që iu bë buxhetit të vitit 2024 qeveria kishte përcaktuar dhe një fond prej 120 milionë lekë shpërblim për punonjësit mbështetës të administratës publike.

 

 

Në këtë kategori që kanë edhe pagat më të ulëta përfshihen shoferë, sanitarë, protokoll dhe arkiv./E.T

Të fundit

Këmbimi valutor për sot/ Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Sot, më 1 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 89.7 lekë dhe shitet 90.8 lekë. Euro sot...

Ndërrimi i viteve/ 25 persona në urgjencën e Vlorës, shkak konsumimi i alkoolit

Të paktën 25 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Vlorës deri në orët e para të mëngjesit. Kryesisht, kanë shfaqur...

Alket Zaimi rrëfen “dramën” e 2024-ës: Në 7 ditë m’u prishën 3 makina

E ndërsa biseda me këngëtarët vijonte pa filtra një temë e diskutimit mes të ftuarve specialë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në “Ora...

Çfarë ngjarjesh i përkasin datës 1 janar?

Sipas kalendarit Gregorian 1 janari përfaqëson ditën e parë të vitit. Në këtë datë, ndër vite kanë ndodhur ngjarje që kanë pasur ndikim në...

Zbardhet vendimi!/ Ja pse u rrëzua kërkesa e Sali Berishës për masën “detyrim paraqitje”

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimi për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për kreun e PD-së, Sali Berisha. Kushtetuesja...

Lajme të tjera

Web TV