Rrëzimi i avionit në Kazakistan, Presidenti i Azerbajxhanit akuza ndaj Moskës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka akuzuar Moskën se po përpiqet të mbulojë faktin se avioni i Azerbajxhanit që u rrëzua në Kazakistan më 25 dhjetor, duke vrarë 38 persona në bord, u qëllua nga territori rus dhe kërkoi falje publike nga kompania ajrore e Rusisë. Aliyev tha sot në televizionin shtetëror të Azerbajxhanit se avioni azerbajxhanas u godit nga jashtë mbi territorin rus dhe bishti i avionit u godit rëndë nga të shtënat që vinin nga toka.

Ai gjithashtu pretendoi se avioni ishte bërë i pakontrollueshëm nga mjetet ushtarake të bllokimit elektronik. Ilham Aliyev tha se versionet e ndryshme të ngjarjeve të paraqitura nga Rusia pas rrëzimit tregon qartë se pala ruse u përpoq të manipulonte çështjen. Gjithashtu ai tha se Rusia duhet të kërkojë falje, të pranojë përgjegjësinë, të ndëshkojë autorët dhe të paguajë dëmshpërblime për Azerbajxhanin dhe viktimat e aksidentit.

“Të pranosh fajin, të kërkosh falje në kohë dhe përderisa kjo është e dobishme për Azerbajxhanin, i cili konsiderohet një vend mik, dhe të informosh publikun për këtë çështje, këto janë ato që duhet të ishin bërë. Për fat të keq në tre ditët e para nuk dëgjuam asgjë veç teorive absurde nga Rusia. Kushti i parë u plotësua dje (me shprehjen e faljes së Vladimir Putinit). Shpresoj që të plotësohen edhe kushtet e tjera. Pas ekzaminimit të kutive të zeza dhe mbledhjes së informacionit më të detajuar, do të bëhet publik një raport gjithëpërfshirës i asaj që ka ndodhur,” tha presidenti azerbajxhanas, një ditë më pas telefonata me homologun e tij rus, i cili kërkoi falje, por nuk mori përgjegjësi.

Presidenti rus i kërkoi falje Aliyevit për incidentin tragjik në hapësirën ajrore ruse. Vladimir Putin kërkoi falje për incidentin tragjik që ndodhi në hapësirën ajrore ruse dhe shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij të thella dhe të sinqerta për familjet e viktimave dhe u uroi të plagosurve shërim të shpejtë.

Lexo edhe :  Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për natën e ndërrimit të viteve

“Gjatë bisedës u konstatua se avioni i pasagjerëve azerbajxhanas, duke fluturuar sipas planit, ka tentuar vazhdimisht të ulej në aeroportin e Groznit. Në atë kohë, Grozny, Mozdok dhe Vladikavkaz ishin nën sulm nga dronët ukrainas dhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore i zmbrapsën këto sulme”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet ruse përmendën një sulm me dron ukrainas në rajonin e Groznit, por nuk shpjeguan pse avioni nuk u lejua të ulej në një aeroport rus në rajon, por u detyrua të kalonte të gjithë Detin Kaspik./S.M

Të fundit

Elon Musk trazon rrjetin/ Ndryshon emrin e tij në X si ‘Kekius Maximus’

Manjati i teknologjisë dhe i besuari i ngushtë i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, nuk dha asnjë...

Makina merr para turmën në New Orleans, 10 të vdekur dhjetra tëplagosur

Një incident me viktima masive ka ndodhur në lagjen franceze të New Orleans. Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi një automjet...

Si të arrini planet në Vitin e Ri

Kishim shumë ide të mira për vitin 2024: Do të ulim peshën, do të pimë më pak alkool, do të meditojmë më shumë, e...

Nga sot, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të udhëtojnë pa viza në Kosovë

Nga sot, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të lëvizin pa viza në Kosovë. Vendimi për këtë masë ka hyrë në fuqi në mesnatë dhe lejon lëvizjen...

Pesë gjëra që do ta veçojnë 2025

Nga mandati i dytë i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, deri te një kalendar i stërmbushur i futbollit… Këto janë pesë gjëra që do...

Lajme të tjera

Web TV