Shqiptarët po shkojnë drejt ‘Shqipërisë Etnike’; serbët, grekët dhe maqedonasit në alarm!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Kjo i ka shqetësuar shumë edhe Serbët edhe Grekët edhe Maqedoninë Sllave, si pushtues historikë të territoreve shqiptare.

Shqiptaria sot ndihet e krijuar në tre shtete shqiptare, por koha po kërkon një frymë të re kombëtare për të gjashtë milionë shqiptarët që jetojnë në Ballkanin Perëndimor.

I.

Shqipëria në 50 vite, që nga viti 1945 e deri në vitin 2005, e krijoi shqiptarinë të bashkuar me stil të veçantë letrar, me letërsinë dhe literaturën në gjuhën shqipe; dhe ky është fakt.

Sepse me letërsinë e saj të zhvilluar,  Shqipëria u dha mundësi shkollave të mesme në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe Universitetit të Kosovës dhe që së bashku të krijonin një masë kompakte intelektualësh, të cilët në disa aspekte e kaluan edhe nivelin e Shqipërisë.

Po në të njëjtën kohë, duhet theksuar se kjo literaturë e kjo koshiencë arbërore solli pavarësinë e Kosovës, dhe tani po kuptohet që mund të sjellë edhe pavarësinë e një shteti tjetër shqiptar: Maqedoninë e Veriut.

Sepse…

Në të njëjtën kohë, pas çlirimit të Kosovës shqiptarët po shkojnë drejt Shqipërisë Etnike, ngaqë  kjo sot është edhe në interesin e aleates sonë të madhe SHBA.

Por kjo i ka shqetësuar shumë edhe Serbët edhe Grekët edhe Maqedoninë Sllave, si pushtues historikë të territoreve shqiptare.

Por ne tani mund të themi me siguri se bota shqiptare me të tre shtetet në Ballkanin Perëndimor e ka krijuar më në fund qytetërimin shqiptar.

Ndërsa në këto kohët e fundit…

Dy të huaj që ishin si të mahnitur nga bukuria e vajzës dhe gruas shqiptare që kishin parë në njëzet ditë rresht në vizitën e tyre në Shqipëri, më thanë:

– Si shpjegohet që këtu në vendin tuaj ne pamë të mahnitur një bukuri gruaje që është masive dhe krejt e veçantë?

– Pse, u thashë unë, nuk shihni një lidhje organike midis bukurisë natyrore të Shqipërisë dhe bukurisë së vajzës dhe gruas shqiptare?

– Po, më thanë, dhe kjo na habit.

Dhe këta nuk ishin të parët të huaj që po e thoshin këtë.

lI.

Por…

Pse duket sikur sot në Shqipëri ka ngrirë gjithçka? Jo gjithçka, se bukuria e vajzës dhe gruas është në një ndriçim artistik. Dhe kjo nuk është pak për qytetërimin shqiptar. .

A mjafton vetëm kjo?

Por nuk është vetëm kjo, sepse shqiptaria po shkon e doktrinar drejt bashkimit kombëtar, dhe kjo është bërthama e historisë moderne të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Por, duhet theksuar gjithashtu se bukuria natyrore dhe bukuria e vajzës dhe e gruas shqiptare sigurisht që i krijon shtysë reale qytetërimit shqiptar, sepse kjo bukuri krijon kudo ku ndodhet ngrohtësinë e zhvillimit shpirtëror në Shqipëri. Dhe i jep shoqërisë shqiptare vlerë estetike në gjykimet e saj.

Pse, a nuk e keni dëgjuar muzikën popullore shqiptare që vjen nga shekujt si këngë që i këndon bukurisë se shqiptares së bukur?!

Por ne e dimë estetikisht që, nëse nuk do të ishte shqiptarja e bukur, nuk do të ishte krijuar ajo lëmë e bukur erotike e muzikës popullore, që nuk e ka asnjë popull tjetër.

Madje, edhe kënga labe që nuk ka fare melodi por vetëm harmoni zërash që krijojnë një rritëm të brendshëm, në vargjet erotike që këndohen, ka si simbol bukurinë e gruas.

Ja, ky është vetëm një aspekt i fenomenit tonë të këngës që vjen nga bukuria e gruas, dhe që është krejt origjinal.

Dhe e dini pse? Sepse gjithçka është krijuar nga melodia që ka sjellë në shpirtin e shqiptarit bukuria e shqiptares, që, po ta shohësh me kujdes historik, është e njëjta në ecjen, nga Ilirjana e bukur, tek arbëreshet e bukura, dhe, nga arbëreshja e bukur te shqiptarja e bukur. Dhe, e gjithë kjo ka lidhje me bukurinë tonë natyrore.

Pse, a nuk i keni parë turistët e huaj që mahniten me bukurinë tonë natyrore?

Ja…

Kjo është rruga e bukurisë shqiptare që sigurisht që ka lidhje të ngushtl me natyrën, dhe, sidomos, me kapërcimet e shpeshta natyrore të Shqipërisë nga fusha në kodër e nga kodrat në male, e pastaj nëpër lumenjtë e shumtë që rrjedhin me bukurinë e kaltërsisë së tyre; por edhe fshatrat e qytetet ku vijon jeta me shqipen e bukur, dhe ku të gjithë, edhe pse ikin në mërgim për arsye ekonomike, mendjen e kanë te bukuria që kanë lënë pas, kur kanë ikur.

Pse ju mendoni që bukuria e pakrahasueshme që ka natyra e Shqipërisë nuk ia ka transmetuar këtë në shekuj edhe vajzës e gruas shqiptare në bukurinë e saj?!

Por edhe artit e poezisë shqiptare gjithashtu.

Biologjia analitike moderne e ka provuar tani këtë transmetim.

Pse, a nuk na e ka thënë estetika moderne që koncepti i të bukurës nuk vjen nga bukuria e natyrës, por vjen nga bukuria e vajzës dhe gruas, dhe që kjo krijon në fakt vlerën artistike të një shoqërie?

Lexo edhe :  2024, viti i SPAK-ut

Po në politikë?

Në politikë forca shqiptare sot është te aleanca e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo sigurisht që do ta përkrahë shqiptarinë në zhvillimin e saj të vijueshëm.

II.

Dhe jeta vijon. Shqiptarët janë këtu në Shqipëri por edhe në të gjithë Perëndimin. Kurse jeta në Shqipëri, pikërisht nga ata shqiptarë që po punojnë në Perëndim, po përmirësohet materialisht me ato para që po dërgojnë shqiptarët e punës dhe të intelektit të lartë.

Por këta shqiptarë që e prekën zhvillimin e Perëndimit, pasi e krahasuan intelektin e shoqërive të zhvilluara me intelektin e tyre; ata panë që intelekti i shqiptarëve ishte me i fuqishëm.

Prandaj, me një farë pezmi, të gjithë thanë brenda vetes: si ka mundësi që intelekti ynë nuk na ka dhënë këtë zhvillim që ne po shohim këtu në Perëndim?

Por këta nuk duhet ta harrojnë pushtimin e gjatë osman në pesë shekuj. Që na mori gjithçka e nuk na dha asgjë.

Të gjithë duhet të kujtohen se qyteti i dytë i Perandorisë Romake që sundonte të gjithë botën ishte Durrësi, por që e shkatërruan barbarët e Azisë dhe të gjithë habiten sot me rrënojat magjike që sigurisht që i kanë dhënë Durrësit një vlerë të lartë historike.

Por, ama, koha na i provoi se shqiptaria, gjuha shqipe dhe shqiptari janë të paprekshëm në esencën e tyre shqiptare. Dhe mos harroni që periudhën me të rëndësishme të Perandorisë Osmane e kanë drejtuar shqiptarët si princa, si vezirë të mëdhenj e si vezirë apo gjeneralë, kudo, në ushtri e në drejtimin e qyteteve.

Por gjithçka tonën e ka mbrojtur gjuha shqipe dhe karakter shekullor Alban i të gjithë shqiptarëve.

Por…

Këtë nuk duhet ta harrojë gjithkush, sepse kjo forcë që neve shqiptarëve na ka mbrojtur nga aziatizmi turk, do të na vijojë për të na shpënë në majat e zhvillimit, sepse tani na janë dhënë të gjitha mundësitë dhe, aleanca e fortë me Perëndimin e lartë, po na jep qetësinë shpirtërore, e cila sigurisht që do ta shtyjë intelektin shqiptar drejt progresit të lartë perëndimor.

Dhe sot në Perëndim, nga Shqipëria kanë shkuar një milionë shqiptarë, kurse nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë të tjerë.

Por nuk duhet të harrojmë…

Se sot, në Ballkanin Perëndimor, janë dy shtete shqiptare: Shqipëria dhe Kosova, dhe janë dy kryeqytete Tirana dhe Prishtina, por shpejt do të shohim edhe një shtet të tretë që është në këtë rrugë: Maqedonia e Veriut.

Po edhe Çamëria në lëvizje është, se po drejtohet nga historia e çështjes kombëtare që është në zhvillim permanent.

III.

Ne shqiptarët sot, me të dy shtetet tanë, kemi hyrë sak në zhvillimin tonë kombëtar modern. Dhe koha që po vjen do ta organizojë cilësisht intelektin tonë kombëtar: sepse, ashtu siç e përmendëm më lart, bashkë me Maqedoninë e Veriut, janë sot tre shhtete shqiptare që po i ngre vijimisht shpirtërisht gjuha dhe kultura jonë historike arbërore: sepse dihet që kjo vjen: nga lashtësia me lavdinë e Epirit dhe të Ilirisë, ecën mes sakrificave dhe heroizmave në qindra betejat kundër Perandorisë Osmane: por që  hynë në kohet moderne të copëtuar dhe me shumë vështirësi mezi krijuan një shtet me 28 mijë km2, nga një sipërfaqe shqiptare me mbi 90 mijë km2.

Po sot?

Sot jemi të fortë. Por nuk kemi ende politikë të zhvilluar shqiptare në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup. Por koha po e grupon shpirtërisht shqiptarin drejt një bashkimi.

Dhe ndërkohë…

Koha e solli që literatura shqiptare e zhvilluar në Tiranë po shpërndahet kudo. Por duhet të lëvizë edhe më shpejt

Sepse…

Është letërsia shqipe e shtypur në Shqipëri gjatë regjimit komunist me bollëk: janë përkthimet me një gjuhë dhe stil të shkëlqyer, dhe janë edhe krijimet e letërsisë shqipe që nga Derada e deri në ditët e sotme.

Por ndërkohë…

Duhet patjetër një doktrinë bashkimi që t’i këtë në studim praktik të gjitha etapat e historisë dhe letërsisë shqipe, e t’ua japë edhe shqiptarëve të Greqisë nga Janina e deri në Prevezë e Artë; e mandej nga Arta në Kostur, nga Kosturi në Manastir e nga Manastiri në Shkup; se kështu vjen e formohet Shqipëria etnike.

Dhe koha po ecën drejt këtij fenomeni bashkues që po pritet të japë forcën e re të shqiptarëve në kohën e sotme, e cila po ecën në favor të shqiptarisë./    S,M

Të fundit

Në vend të kartolinës

Viti i Ri pa kartolinat, ngjan si pranvera pa dallëndyshet. Pranvera vjen edhe pa to. Por, i mungon shenja e...

Shkrumbohet makina në bypassin e Murrizit

Një automjet është shkrumbuar nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit. Dyshohet se në automjet ndodheshin dy...

Janari njihet si muaji i divoreceve, kjo eshte arsyeja

Për vite të tëra, janari është ashtuquajtur “maji i divorceve”. Megjithatë, një studim  nga Universiteti i Uashingtonit, zbuloi se shkurorëzimet më të mëdha ndodhin...

Ushqimet më të mira dhe më te keqija per mëlçinë

Mëlçia është një organ i rëndësishëm që mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe toksinat që ne marrim me ose pa dashje nëpërmjet pijeve...

Vit i Ri pa incidente të rënda/ Policia e angazhuar në të gjithë vendin për sigurinë

SHQIPËRI- Festimet për ndërrimin e  viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin  kanë kaluar pa incidente të rënda. Kjo falë edhe...

Lajme të tjera

Web TV