Dy të mbijetuarit e konfirmuar të rrëzimit të avionit të Jeju Air në Korenë e Jugut u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit, e vetmja pjesë e mjetit fluturues që ruajti një pjesë të formës së tij pas goditjes, tha shefi i zjarrfikësve të Muan, Lee Jung-hyun.
Të mbijetuarit e përplasjes, një mashkull dhe një femër, anëtarë të ekuipazhit, po trajtohen në spital.
“Vetëm pjesa e bishtit ruajti pak formën, dhe pjesa tjetër e aeroplanit është pothuajse e pamundur të njihet,” tha shefi i zjarrfikësve.
Video dhe pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë mbetjet e avionit, me pjesën më të madhe të tij që u shkrumbua nga zjarri.
Avioni i linjës Jeju Air u përplas vetëm disa orë më parë me një barrierë të aeroportit pasi nuk ishte në gjendje të aktivizonte rrotat gjatë uljes.
Deri më tani bilanci i konfirmuar i viktimave është 177, ndërsa kërkimet vijojnë ende për dy personat e tjerë nga ekipet e shpëtimit./e.t