Zgjedhjet në Gjermani, ja se çfarë parashikojnë sondazhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sondazh i fundit i realizuar nga INSA për gazetën BILD ka treguar përparësinë e konsiderueshme të CDU-së në garën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani. Krahasuar me javën e kaluar, CDU ka shënuar një rënie të lehtë me një pikë, duke u kuotuar aktualisht në 31%. AfD, një parti e ekstremit të djathtë, gjithashtu ka humbur tre pikë dhe ndodhet në kuotën e 20%, ndërsa SPD ka pësuar një rritje prej dy pikësh, duke arritur në 17%.

ProfitSence Logo

Sondazhi ka vënë në dukje gjithashtu rezultatet e partive të tjera, ku Të Gjelbrit ndodhen në nivelin e 12% të votave, dhe FDP, me vetëm 4%, nuk arrin pragun minimal prej 5% për të hyrë në Bundestag. Partia e re e krijuar nga Sahra Wagenknecht, BSW, është vlerësuar me 7%, një shifër e konsiderueshme për një forcë politike të sapokrijuar.

Një element i rëndësishëm i këtij sondazhi është se 13% e votave shkojnë për parti që nuk kalojnë pragun minimal të përfaqësimit, duke e komplikuar më tej skenën parlamentare. Kjo situatë bën që shumica parlamentare të jetë e mundur me vetëm 44%, një nivel i pazakontë në politikën gjermane. Aktualisht, një mazhorancë parlamentare është e mundshme mes CDU-së dhe SPD-së, që së bashku arrijnë në 48%, ndërsa një koalicion i mundshëm mes CDU-së dhe Të Gjelbërve ndodhet në kuotën 43%, një shifër që mbetet nën pragun e kërkuar.

Në garën për kancelar, kandidatura e Alice Weidel nga AfD ka pësuar rënie me tre pikë, duke humbur terren përballë Friedrich Merz-it të CDU-së, i cili po mban një pozicion të fuqishëm në preferencat e publikut. Situata e fragmentuar dhe ndryshimet e shpejta në mbështetjen elektorale tregojnë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një sfidë për partitë tradicionale dhe për formimin e një koalicioni të qëndrueshëm qeverisës./E.T

Të fundit

Kryebashkiaku Erion Veliaj uron vitin e ri 2025 nga qendra e Tiranës

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kryer numerimin e pritjes se vitit 2025 ne qender te Tiranes duke percjelle me pas...

“Albania”, fjala më e përdorur në Itali për 2024-ën!

Gazetat italiane dhe programet televizive të lajmeve po raportojnë gjithnjë e më pak për çështjet e migracionit. Por kur kjo bëhet, politika zë shumë...

Parashikimet e Baba Vangës që u realizuan dhe ato që mbeten të paplotësuara gjatë 2024-ës

Ndërsa po mbyllet viti 2024, shumë po hedhin një vështrim të dytë në parashikimet e Baba Vangës, mistikes bullgare që u bë e famshme...

Lajm i keq për përdoruesit e WhatsApp! Nga 2025 do të ndalohet në këto telefona

Aplikacioni WhatsApp do të ndalojë për dhjetëra modele smartphone duke filluar nga 1 janari 2025. Si çdo vit, platforma Meta braktis versionet e vjetëruara...

Vijojnë temperaturat nën zero/ Parashikimi i motit për sot, 1 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimatare ku më...

Lajme të tjera

Web TV