Ina Simaku, mbesa e ikonës së muzikës Parashqevi Simaku, ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit Herion Mustafaraj.
Ajo ka pretenduar se Mustafaraj ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku qëndron halla e saj, Parashqevi Simaku, dhe ka bërë veprime kërcënuese ndaj vëllait të saj. Simaku ka shtuar se aktori punon në atë hotel dhe se ka përfshirë edhe kërcënime ndaj familjarëve të saj.
Ina Simaku ka deklaruar se, për shkak të veprimeve të Mustafarajt, familja është shumë e shqetësuar dhe do ta denoncojnë në polici. Ajo ka nënvizuar se ikona e muzikës shqiptare është duke kaluar një krizë emocionale për shkak të këtyre ngjarjeve dhe ka kërkuar mbrojtje nga shteti shqiptar dhe konsullata shqiptare në New York.
Po ashtu, Ina Simaku ka bërë të ditur se familja ka besuar situatën e ndjeshme në duar të Elton Ilirjanit, i cili po punon për organizimin e takimit të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën, pas 15 vitesh.
“Familja Simaku është e gjitha shumë e shqetësuar nga veprimet pa limit të Herion Mustafaraj! Ai po destabilizon motrën, hallën dhe nënën tonë! Edhe Robert dhe Luka janë në kontakt me Parashqevinë! Ne të gjithë së bashku ja kemi besuar këtë situatë delikate Elton Ilirjanit!
Ai po bën të mundur edhe takimin pas 15 vitesh të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën! Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës!
Ka kërcënuar vëllain tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti!
Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit!
Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici! I kërkojmë shtetit shqiptar dhe konsullatës shqiptare në New York të na mbrojë!”, ka pretenduar mbesa e Parashqevi Simakut./e.t