Disa letra me ngjyra, të lidhura mes tyre, vareshin nëpër mure dhe në pemën e vitit të ri. Copëra pambuku e ndonjë lëvore portokalli që ngjitej nëpër degët e pemëve, maksimumi karamele zana që vendoseshin diku aty.
Ky ishte dekori i festës së vitit të ri në shtëpitë e shqiptarëve në kohën e diktaturës komuniste. Lodrat për fëmijë ishin të pakta, ndërsa kartolinat ishin të shumta.
Në video sjellim pamje të pemës së vitit të ri, dekorin e një shtëpie, lodrat për fëmijë si dhe disa lloje kartolinash./K.K