Tradita e turpshme e rritjes së madhe të çmimeve për festat e fundvitit duket se ka marrë fund.
Rritja e çmimeve në treg është shumë e vogël dhe duket se festat nuk kanë ndikuar. Shitësit thotë se shkak është rënia e fuqisë blerëse
“Jo nuk kanë pësuar rritje janë po të njëjtat çmime, nuk ka pas rritje sepse nuk ka fuqi blerësish gjithë kjo lagje shiko sa pak njerëz që ka. Vitet e tjera rrugët kanë qenë plot me njerëz”, tha tregtari.
Prodhimet bujqësore të vendit apo importit edhe pse nuk kanë pësuar rritje kjo nuk do të thotë që ato kushtojnë pak për shqiptarët. Përkundrazi konsumatorët thonë se frutat dhe perimet janë të kushtueshme gjatë gjithë vitit.
Qytetarët shprehen:
-Në këtë sezon janë mirë, pasi ka pak rënie dhe nuk shohim të ketë rritje çmimesh për festa.
-Për sa i takon çmimeve nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh nga ç’kanë qenë, por gjithsesi ato qëndrojnë të larta.
-Nuk ka rëndësi ndryshimi shikoni se sa janë kur unë që jam në punë ankohem po babai im që është pensionit me 18 mijë lekë në muaj, nëse nuk i çoj unë ai mbet pa ngrënë.
Por cila është arsyeja që shqiptarët kanë ulur shpenzimet për darkën e fund vitit?
“E vetmja mënyrë për të mbrojtur konsumatorin është për të kontrolluar tregtarët rritjen e çmimit që të dikton tregu, por rritjen abuzive. Nga ana tjetër janë vetë konsumatorët që reagojnë po të shohim vërtete kemi rritje çmimeve por individët që janë me të ardhura mesatare nuk kanë blerë shumë produkte të llojit fruta-perime. Kjo ka ulur fuqinë blerëse dhe ka ndikuar negativisht këta tregtarë abuziv”, tha Romina Radonshiqi-eksperte ekonomie.
Por ka edhe nga ata qytetarë të cilët thonë se ushqimet janë shtrenjtuar brenda 24 orëve. Ku i njëjti produkt kushton 20-100 lekë më tepër për kilogram.
-Unë blej banane, bukë dhe kos. Buka e kosi nuk janë rritur kurse bananet ishin 160 dje, 180 sot.
Si ju duken çmimet e fruta perimeve?
-Shumë fillo nga mishi që ka qenë 1200 ka vajtur 1300. Ja dhe molla ka qenë 80, është rritur. Lulelakra është 200 ka qenë 150./K.K